Murati debaton me presidentin e Panserraikos-it per Kombetaren

Nga Arben Shemili
- Dje ekipi i Muratit Panserraikos zhvilloi ndeshjen e javes se 31-te te kampionatit me ekipin e Livadhjakos-it,i cili ndodhet ne vendin e dyte me pike te barabarta me kryesuesen Asteras Trípolis,pretendente per te hyre ne ligen e pare Greke. Ndeshja perfundoi 3-2 per Livadhjakos me golat e shenuar nga Karamalikis ne minutat 6 dhe 31,Rousef ne min 82 per Livadhjakos-in dhe Gogas min. 77, Minga min.89 per Panserraikos-in.Murati ishte perseri me i miri ne fushe duke dhene te dy asist-tet e golave per shoket e tij.Presidenti i Panserraikos-it Thodoridis i kishte premtuar Muratit qe do ta lejonte te grumbullohej me kombetaren ne ndeshjen me Angline por dje pas humbjes me Livadhjakos ai i ka komunikuar qe nuk mund te lejoj te shkosh pasi ekipi ka nevoje per kontributin tend duke qene se ti je lojtar kyc dhe keto dy ndeshjet e fundit rrezikojme te dalia nga kategoría.Murati ka debatuar duke i kujtuar atij qe i kishte dhene fjalen qe do ta lejonte por ai ju pergjigj prere qe jemi ne rrezik dhe se data 25 maj nuk eshte date e lire zyrtare e UEFA-s.Murati ndodhet ne nje pozicion te veshtire pasi trajneri Baric ishte shprehur qe do te kishte ne dispozicion Muratin (nder te vetmit lojtare me eksperience) ne ndeshjen me Angline.Murati ka komunikuar sot me stafin ne federate gjithashtu edhe me trajnerin Baric per te gjetur nje zgjidhje.