Han: “Do të luajmë për të fituar”"Unë dua të theksoj se ne do të luajmë për të fituar, megjithëse ne e dimë, që Malta mendon nga ana e saj se mund të marrë pikë vetëm kundër Shqipërisë. Motivimi i tyre do të jetë 200 për qind. Kjo do të thotë,

“Nuk dëshiroj ta cilësoj një humbje me Maltën si një shkatërrim. Ne nuk duhet të mendojmë se Shqipëria është Spanja, Italia apo Holanda që mund ta fitojë këtë takim shumë lehtë, 2 apo 3-0”, - tha Han gjatë pyetjeve të gazetarëve. Edhe pse përflitej gjerësisht në media se trajneri Ari Han do të përfshinte ne listë golashënuesin më të mirë aktual të kampionatit shqiptar, sulmuesin e Tiranës, Migen Memelli (20 gola në dy kompeticionet), tekniku holandez nuk e preferoi goleadorin e bardhebluve. Madje as mbrojtësi Nevil Dede, nuk u përfshi në listën kundër Maltës. Trajneri Han dha shpjegime për gjendjen e lojtarëve, mobilizimin e tyre
Ju nuk keni grumbulluar golashënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar, a keni ndonjë argument për këtë?
“Unë kam grumbulluar 19 lojtarë, po të kisha në dispozicion 22-23 lojtarë, ndoshta edhe mund të ishte. Nga ana tjetër, dua të them se lojtarët që duhet të futen në Kombëtare, duhet të bindin plotësisht. Gjithmonë ka lojtarë të tillë që dalin, por kë duhet të heq nga lojtarët, Bogdanin, Salihin, Berishën, Sukaj. Unë e kam parë (Migen) Memellin në muajin dhjetor, kur ai bëri tre gola (kundër Flamurtarit) dhe më pëlqeu, por edhe (Xhevair) Sukaj shënoi tre gola të shtuan e kaluar. Për këta lojtarë dera është e hapur.
A do ta konsideronit çdo rezultat përveç fitores me Maltën, si një disfatë?
Nuk dëshiroj ta cilësoj një humbje me Maltën si një shkatërrim. Ne nuk duhet të mendojmë se Shqipëria është Spanja, Italia apo Holanda që mund ta fitojë këtë takim shumë lehtë, 2 apo 3-0. Unë besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Pas takimit unë mund të them se bëmë një ndeshje të mirë, nuk morrëm atë që dëshironim. Unë dua të theksoj se ne do të luajmë për të fituar, megjithëse ne e dimë, që Malta mendon nga ana e saj se mund të marrë pikë vetëm kundër Shqipërisë. Motivimi i tyre do të jetë 200 për qind. Kjo do të thotë, që dhe ne duhet të mobilizohemi 200 për qind.
Sa i rëndësishëm është fakti, që Shqipëria nuk është mësuar të luftojë në nivele të larta për një kohë të gjatë. A ka frikë Hani se mund të “tradhtohet” nga lojtarët?
Ah po. Ju mendoni ndeshjet me Bjellorusinë e Rumaninë. Kjo është shumë e vështirë për ta thënë. Edhe në futbollin e kohës sime, kjo ndodhte shpesh. Këto gjëra duhet t’i pranosh dhe t’i njohësh. Unë kam punuar në Kinë dhe e di mirë saktësisht prej gazetave sesi situata kishte qenë atje. Kjo është në princip një çështje shumë serioze dhe duhet parë më seriozitet. Unë shpresoj dhe besoj se te kjo skuadër nuk do të ndodhin gjëra të tilla. Unë besoj se skuadra është rritur kohët e fundit. Në skuadër nuk ka më lojtarë të veçantë, por një grup të mirë lojtarësh, e njohin mirë njëri-tjetrin dhe për këtë unë nuk kam frikë.
Ju thatë me të drejtë se ndeshja e parë ndaj Maltës ishte e vështirë. Tani do të luajmë në fushën e tyre, por pa Canën e Lalën.
Ne do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion. Nuk ka vlerë tani të flasim për Canën e Lalën, kur ata nuk do të luajnë. Unë besoj se do ta gjejmë zgjidhjen tonë më të mirë. Nuk shqetësohem për lojtarët që nuk janë në këtë takim.
Keni thirrur Gilman Likën, por keni harruar Dorian Bylykbashin, lojtarin që luan në Ukrainë dhe është kapiteni i Krivbasit dhe vlerësohet shumë atje. Cila është diferenca midis tyre?
Është shumë e thjeshtë. Luajnë në pozicione të ndryshme. Kjo është pika e parë. Së dyti, unë e pashë Likën në ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe luajti shumë mirë.
Sulmi shqiptar ka shënuar vetëm 1 gol nga 3 që ka shënuar Shqipëria. Bogdani nuk shënon prej kohësh në kampionatin italian, Berisha tani është sistemuar në një ekip të ri, Salihi është i vetmi që ka shënuar në Austri. Si mund ta zgjidhni këtë problem për të gjetur një goleador?
Në përgjithësi nuk ka të bëjë më goleadorët. Unë besoj, se nëse Bogdani apo Salihi po të luanin në Shqipëri, do të shënonin shumë gola. Unë mendoj një skaudër të tërë. Sa e fortë është kjo. Sa bind ajo, sesa shanse krijon. Edhe një golashënues nuk mund të shënojë kur nuk i krijohen raste.
Parid Xhihani ka shënuar shtatë gola në Ukrainë, i cilësuar si kampionati i 10-të më i fortë në botë. A nuk mund të ishte ai?
Dua të them ndërshmërisht, se në Ukrainë nuk luhet prej muajit nëntor. Nuk mund të marrë lojtarë, të cilët nuk i njoh. Shpresoj që ky lojtar të vazhdojë edhe në të ardhmen të shënojë dhe sigurisht që porta për të do të jetë e hapur. Dua të theksoj se lojtari, i cili duhet të jetë pjesë e skuadrës duhet të bindë.
Me mungesën e Canës dhe Lalës, mos duhet që një lojtar si Curri të marrë rolin e tyre në mesfushë?
E di që Curri do të luante me qejf në mesfushë, por nuk duhet të dobësojmë mbrojtjen. Duhet të jemi solidë atje. Nga ana tjetër nuk jam komplet i bindur, pasi e kam provuar atje kundër Lihteshtejnit. Unë e kam pyetur atë, dhe atij i pëlqen më shumë në krahun e majtë të mbrojtjes. Duhet të kemi një stabilitet të mirë të mbrojtjes. I kam në kokë lojtarët, të cilët do të luajnë në rolet e Canës dhe Lalës. I kam provuar në ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Pikërisht, aryseja që unë isha në Lushnjë, isha për të parë lojën e Endri Vrapit, dhe jo Deden. Nevil Deden e kisha parë dy herë në Kinë dhe e pashë dhe në Lushnjë.
Gjithmonë e keni konsideruar Kombëtaren si një mundësi investimi për lojtarët e së ardhmes. Në këtë kuptim, nuk do të ishte mirë që Hyka të thirrej, pavarësisht se ai nuk është në 100 për qind të formës së tij?
Nuk mund të ftoj shumë lojtarë. Gjithmonë duhet peshuar se cilin të ftoj, pavarësisht se do të ishte mirë që lojtari të ishte me ne.
Paraardhësi juaj, Oto Bariç, konsideronte si zbulim të tij Berishën dhe Hykën, po ju a konsideroni ndonjë lojtar si zbulimin tuaj?
Nuk do ta konsideroja kështu. Unë e shoh skuadrën. Por mund të them se kam sjellë në ekip Andi Lilën, Gilman Likën, Xhevair Sukaj, Elis Bakaj, Samir Ujkanin. Nuk do të thoja kurrë që unë kam zbuluar atë apo këtë. Unë jam trajner i një skuadre.
Portieri Beqaj është i dëmtuar, a keni krijuar një ide se kush do të luajë në vendin e tij?
Po, për këtë kam thirrur tre portierë. Do të krijoj një ide për gjendjen e Beqajt, pastaj do të vendos.
A është për një ju një avantazh, që Malta ka dy lojtarë kryesorë të dëmtuar, Mifsud e Bogdanoviç?
Bogdanoviç është një lojtar i mirë, ndërsa Mifsud është një futbollist akoma dhe më i rëndësishëm për Maltën. Por unë besoj se të gjithë maltezët do të bëjnë ç’është e mundur për të marrë rezultat pozitiv. Edhe ne kemi lojtarë që nuk na luajnë.
Nëse do të fitojmë më Maltën,
Shqipëria do të ishte në vendin e parë. Kështu ne mund të vazhdojmë të
ëndërrojmë për një kualifikim. A është kjo dhe ëndrra e Hanit me këtë
Kombëtare?
Gjithmonë ka një por dhe kur. Na lini të presim, deri të mërkurën.
Pas ndeshjes me Maltën mund të japim një përgjigje të mirë. Kush nuk
jeton ëndrrën e tij, ai nuk jeton fare. Dhe unë kam shumë ëndrra, një
nga këto ka të bëjë me futbollin.
E Premte, 06 Shkurt 2009