Shqipëria U-21 e nis me SkocinëShqipëria U-21 ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare, ku ka arritur 18 fitore, 23 barazime dhe 56 humbje, golaverazhi: 71 gola të shënuar, 173 gola të pësuar

Shqipëria U-21 do ta nisë aventurën e saj në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 2001 me një ndeshje kundër Skocisë, më 28 mars 2009, takim që do të luhet në Shqipëri.
Në Grupin 10, Shqipëria ka kundërshtar edhe Bjellorusinë, Austrinë e Azerbajxhanin. Ndeshjet fillojnë, më 28 mars dhe përfundojnë më 7 shtator 2010.
Shqipëria U-21 ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare, ku ka arritur 18 fitore, 23 barazime dhe 56 humbje, golaverazhi: 71 gola të shënuar, 173 gola të pësuar.
Shqipëria U-21 në dy ndeshjet e kualifikueseve të kaluar të Kampionatit Europian 2009 me Azerbajxhanin barazoi 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë.
KALENDARI
28.03.2009: Shqipëri-Skoci
01.04.2009: Skoci-Shqipëri
05.09.2009: Shqipëri-Azerbajxhan
09.09.2009: Austri-Shqipëri
14.10.2009: Bjellorusi-Shqipëri
13.11.2009: Shqipëri-Austri
17.11.2009: Shqipëri-Bjellorusi
04.09.2010: Azerbajxhan-Shqipëri
E Premte, 06 Shkurt 2009