E Diel, 1 Nëntor 2026

Anti-Malta, sulmi “buka e vjetër”“Kuarteti” i vijës së parë ka në gjirin e saj Erjon Bogdanin, golashënuesin e dytë më të mirë në grupin aktual (9 gola), lojtarin që ka shënuar 1 gol në fitoren 3-0, por 3 në total kundër maltezëve.

Me dy kapitenët e kombëtares jashtë liste për shkak të dëmtimeve, Altin Lala e Lorik Cana, dhe me dy tjerë të “harruar” si Edmond Kapllani e Jahmir Hyka, trajneri Ari Han “stiloi” një listë prej 19 lojtarësh kundër Maltës, sipas tij, të aftë për të sjellë në Shqipëri “tri pikë të mëdha”, përpara se përfaqësuesja të përballet me Hungarinë, më 28 mars 2009.

Shqipëria A, befasuese në katër ndeshjet e para (1 fitore, 2 barazime, 1 humbje), synon në përballjen e dytë me Maltën - pikërisht ndaj saj ka fituar 3-0 në “Qemal Stafa” - marrjen e pikëve të plota, ashtu si bëri me dy fitore ndaj Luksemburgut në eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nën drejtimin e 75-vjeçarit Oto Bariçit, trajnerit më të moshuar në botë

Lista e dytë “anti-Maltë” e Ari Hanit nuk lë vend për shumë surpriza, pasi dy fytyrat e reja në ndryshim me atë të përpiluar për ndeshjen e 9 shtatorit të vitit të kaluar, janë Gilman Lika i Hacetepësë në Turqi dhe Xhevair Sukaj, i larguar nga Hacettepeja. Gjithsesi, të dy shkodranët e talentuar ishin pjesë e fushatës “anti-Azerbajxhan”.

Në repartin e sulmit spikat “buka e vjetër”: Erjon Bogdani (48 ndeshje, 9 gola), Besart Berisha (12 ndeshje, 2 gola), Hamdi Salihi (10 ndeshje, 1 gol) dhe Xhevair Sukaj (1 ndeshje, 0 gola).

“Kuarteti” i vijës së parë ka në gjirin e saj Erjon Bogdanin, golashënuesin e dytë më të mirë në grupin aktual (9 gola), lojtarin që ka shënuar 1 gol në fitoren 3-0, por 3 në total kundër maltezëve.

Holandezi Ari Han, trajneri i pestë i Kombëtares shqiptare që do të përballet me Maltën, nuk preferoi të thërriste as sulmuesin Migen Memelli (golashënuesin më të mirë aktual sezonal) dhe as mbrojtësin Nevil Dede (një nga më cilësorët e kampionatit shqiptar).

Megjithatë, kampionati shqiptar përfaqësohet me gjashtë lojtarë, ku Tirana e Vllaznia kanë nga dy lojtarë, respektivisht Lilën e Agollin dhe Beqirin e Sukajm. Elbasani me Vrapin dhe Dinamo me Bakajn kompletojnë futbollistët nga Kategoria Superiore.

LISTA E KOMBËTARES ANTI-MALTË
11 shkurt 2009

Portierë
1.Arjan Beqaj         (Anorthosis, Qipro)
2.Isli Hidi            (Alki?, Qipro)
3.Saimir Ujkani         (Palermo, Itali)

Mbrojtës
4.Armend Dallku          (Vorskla, Ukrainë)
5.Kristi Vangjeli        (Aris, Greqi)
6.Debatik Curri        (Vorskla, Ukrainë)
7.Endri Vrapi        (Elbasani, Shqipëri)
8.Andi Lila            (Tirana, Shqipëri)
9.Elvin Beqiri        (Vllaznia, Shqipëri)

Mesfushorë
10.Klodian Duro        (Omonia Nik, Qipro)
11.Ervin Skela          (E.Kotbus, Gjermani)
12.Ansi Agolli         (Tirana, Shqipëri)
13.Elis Bakaj         (Dinamo, Shqipëri)
14.Ervin Bulku          (Krivbas Krivi,Ukrainë)
15.Gilman Lika        (Hacettepe, Turqi)

Sulmues
16.Erjon Bogdani      (Kievo, Itali)
17.Besart Berisha     (AC Horsens, Danimarkë)
18.Xhevair Sukaj         (Hacetepe, Turqi)
19.Hamdi Salihi          (SV Ried, Austri)

NDESHJET ME MALTEN

16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko
Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
Shënues: Bushi

06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi
Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
Golat:Shulku

10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega
Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)
Shënues: Sinani

15.11.2000/ Tr. Medin Zhega
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: R.Vata, Bogdani (2)

22.08.2007/ Tr.: Oto Bariç
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: Salihi, B.Berisha, K.Duro

10.09.2008/ Tr.: Ari Han
Shqipëri-Maltë 3-0 (zyrtare)
Shënues: Bogdani, K.Duro, Dallku

Bilanci: 6 takime; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golat: 12-3

Grupi 1
Ndeshjet dhe renditja

Shqipëri-Suedi        0-0
Hungari-Danimarkë    0-0
Maltë-Portugali        0-4
Suedi-Hungari        2-1
Portugali-Danimarkë    2-3
Shqipëri-Maltë        3-0
Hungari-Shqipëri        2-0
Danimarkë-Maltë        3-0
Suedi-Portugali        0-0
Maltë-Hungari        0-1
Portugali-Shqipëri    0-0

11.02.2009
Maltë-Shqipëri
28.03.2009
Maltë-Danimarkë
Shqipëri-Hungari
Portugali-Suedi
01.04.2009
Hungari-Maltë
Danimarkë-Shqipëri
06.06.2009
Shqipëri-Portugali
Suedi-Danimarkë
10.06.2009
Suedi-Maltë
05.09.2009
Danimarkë-Portugali
Hungari-Suedi
09.09.2009
Hungari-Portugali
Maltë-Suedi
Shqipëri-Danimarkë
10.10.2009
Portugali-Hungari
Danimarkë-Suedi
14.10.2009
Danimarkë-Hungari
Portugali-Maltë
Suedi–Shqipëri

Ekipi        P    ND    F    B    H    GSH    GP
Danimarka    7    3    2    1    0    6    2  
Hungaria    7    4    2    1    1    4    2
Portugalia    5    4    1    2    1    6    3
Shqipëria    5    4    1    2    1    3    2
Suedia    5    3    1    2    0    2    1
Malta        0    4    0    0    4    0    11

E Premte, 06 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›