E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala: Pas tre javësh jam gatiSipas mediave gjermane Altin Lala është përsëri “fit”.

Ndërsa Shqipëria luan në Maltë, kapiteni i kuqezinjve Altin Lala rinisi stërvitjen me skuadrën e tij gjermane, Hanover, pas gati dy muajsh për shkak të operacionit në hernien diskale. Sipas mediave gjermane Altin Lala është përsëri “fit”.

Por, vetë lojtari shqiptar 33-vjeçar, i cituar nga goal.com në versionin gjermanisht shprehet: “Unë jam duke ecur gjithmonë e më mirë, besoj se kam nevojë për dy apo tre javë për të qenë plotësisht gati. Më mungon ende fuqia dhe shpërthimet”. Lala dëshiron të jetë sa më shpejt në skuadër.

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›