Tifozët e Torinos në mbrojtje të Xhemailit“Blerim Xhemaili është një kapital për Toron. Është një lojtar i nivelit të lartë dhe për nga grinta e dëshira ka dëshmuar se është një ndër më të mirët së bashku me Abaten”, - shkruhet në sitin tuttome

Tifozët e Torinos i kanë dalë në mbrojtje Blerim Xhemailit, duke kritikuar trajnerin Novelino, për aktivizimin e pakët të tij. “Blerim Xhemaili është një kapital për Toron. Është një lojtar i nivelit të lartë dhe për nga grinta e dëshira ka dëshmuar se është një ndër më të mirët së bashku me Abaten”, - shkruhet në sitin tuttomercatoweb.it, në seksionin e Torinos.
“Nëse Xhemaili e Samuel luajnë në kombëtaret respektive të Zvicrës e Austrisë, dhe jo të Ishujve Samoa e Tibetit, nuk arrijmë të kuptojmë se përse te Toro njëri nuk gjen vend dhe tjetër është shndërruar në barkë shpëtimi në raste emergjence”, - përfundon shkrimi i tifozëve.
E Merkure, 11 Shkurt 2009