E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: Dy lojtarë të rinj në ekipin kombëtar

Tiranë (Start)-Dy lojtarë të ri i janë shtuar ekipit përfaqësues shqiptarë që do të luajë përballë Azerbajxhanit të mërkurën e ardhshme në një ndeshje miqësore. Duket se dëmtimet e të kapitenit Altin Lala, portierit Arjan Beqaj dhe së fundmi sulmuesit Erjon Bogdani kanë detyruar trajnerin e ekipit kombëtari Ari Han të thërras pranë kombëtares edhe dy futbollistë nga kampionati shqiptar, mbrojtesin Andi Lila dhe mesfushorin Gjergj Muzaka, të dy këta të aktivizuar pranë KS Tirana.

Formacioni që do të ndeshet me skuadrën azerbajxhanase është: në portë Isli Hidi dhe Sajmir Ujkani, në mbrojtje Armend Shllaku, Kristi Vangjeli, Debatik Curri, Endri Vrapi, Gilman Lika dhe Gjergji Muzaka; në mesfushë Klodian Duro, Ervin Skela, Admir Teli, Andi Agolli, Elisa Bakaj dhe Ervin Bulku; në sulm Xhevahir Sukaj dhe Besart Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›