Maradona mohon zërat për largimin e tij nga stoli i Argjentinës
Buenos Aires (Start)- Maradona ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e largonin atë nga stoli i Argjentinës. “Nuk e kam menduar asnjëherë largimin”, është shprehur Maradona për mikrofonët e kanalit televiziv argjentinas, “TycSports”.
Ish-ylli i Napolit është përfolur dje për largimin e tij pas mosmarrëveshjeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona. Presidenti i federatës nuk ka pranuar si ndihmës të Maradonës ish-mbrojtësin e Ankonës, Oskar Ruxherin.
Maradona ka insistuar që të ketë me çdo kusht në stolin e tij Ruxheron, dhe kundërshtimi i presidentit ka sjellë një mosmarrëveshje midis tyre.
Maradona u caktua trajner i Argjentinës vetëm pak ditë më parë, dhe ndeshjen e debutimit do ta ketë me Skocinë në Glasgou.