Juventusi fiton me Xhenoan 4-1, pa golat e Del Pieros
Torino (Start)- Juventusit nuk i është dashur të shënojë Del Piero për të arritur një fitore të thellë me Xenoan. Me rezultatin e mbrëmshëm, 4-1, bardhezinjtë hipotekojnë fitoren e shtatë radhazi, duke llogaritur edhe ato të Ligës së Kampiopneve.
Bardhezinjtë arrijnë të shënojnë shumë shpejt, duke demostruar dhe një herë formën brilante që po kalojnë. Goli i parë vjen nga Grigera vetëm pas 6 minutash lojë. Çeku merr një asist nga Del Piero, dhe gjuajtja e tij diagonale përfundon në rrjetë.
Në minutën e 24’ Amauri do të çonte në dy numrin e golava. Braziliani gjuan bukur me kokë një top të krosuar nga Grigera.
Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat. Edhe në të dytën Juventusi e dominon lojën në të gjitha aspektet. Për të kapur shifrën tre të golave mendon sulmuesi i përfaqësueses “Axurre”, Jakuinta, në minutën e 89’.
Për Xhenoan thjeshtë ngushton shifrat i përhershmi i saj, Diego Milito, në minutë e 89'. Në minutat shtesë të takimit mbrojtësi i Xhenoas, Papastadhopulos, ngatërron koordinatat dhe shënon në portën e tij.
Me këtë fitore Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e parë të klasifikimit me 24 pikë bashkë me Interin, i cili luan nesër. Në vendin e dytë është Milani me 23 pikë.
Të dhënat e takimit:
Juventus-Genoa 4-1
Juventus:
Maninger; Grigera, Legrotagjie, Kielini, Molinaro; Markioni (69’ Camoranezi), Sisoko, Tiago, Nedved; Amauri, Del Piero (88’Xhovinko) . Trajner: Ranieri.
Xhenoa:
Rubinjo; Biava, Ferrari, Krishito; Potenca (61’ Boketi), Tiago Mota, Juric, Rosi; Gasbarroni (46’ Skulli), Milito, Paladino. Trajner: Gasperini.
Golat: 6’ Grigera (Juv), 27’Amauri (Juv), 85’ Jakuinta (Juv), 89’Milito (Gen), 92’Papastathopolos (Gen) aut.
Kartona të verdhë: 57’ Tiago Mota (Gen), 79’ Rosi (Gen).
Gjyqtar: Roki