Andrea Pirlo mohon mundësinë e rikthimit në fushë që këtë javë
Milano (Start)- Andrea Pirlo fik shpresat e të gjithë atyre që prisnin ta shihnin rikthimin e tij që në këtë janë. Fantazisti i Milanit, i cili qëndron jashtë fushave që prej dy muajsh për shkak të një dëmtimi, pritej të rikthehej në ndeshjen e kësaj jave me Kievon.
Në një intervistë për Milan Channel, ai është shprehur: “Ndoshta mund të duhet të pres edhe pak kohë. Këtë javë jam stërvitur me skuadrën në të gjitha seancat, por të shohim sesi do të rrjedhin ngjarjet”.
“Të dielën mbushen plot dy muaj që nuk luaj në fushën e blertë. Ka kaluar pak si shumë kohë, dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur, -shprehet lojtari. -I kam ndjekur çdo fundjavë ndeshjet e luajtura nga shokët e skuadrës, dhe aktivizimi më ka munguar shumë”.
Pirlo analizoi edhe situatën që po kalon skuadra e tij në kampionat, e cila ndodhet në vendin e dytë. “Jemi duke e interpretuar shumë mirë, -tha lojtari. –Ka ardhur momenti në kampionat, që edhe unë të jap kontributin tim. Duhet që të fitojmë ‘skudeton’, dhe çdo fundjavë duhet të japim maksimumin tonë”.
Lojtari këtë fundjavë pritet të jetë në stolin e Milanit, dhe javën e ardhshme pritet të aktivizohet në 11-shen e parë.