Kthehet per pushime, prangoset si e kerkuar
Kthehet nga Italia per vizite ne atdhe, por perfundon ne pranga ne portin e Vlores pasi kerkohej per falsifikim vizash. Burime zyrtare te policise kufitare te portit, bene te ditur se Vera Daiu, 27 vjece, u ndalua dje gjate kontrollit te dokumenteve. E reja banuese ne Durres, rezultonte e kerkuar nga policia pasi ishte denuar per "falsifikim vizash". Ndalimi u be ne piken kufitare te portit te Vlores, ku 27-vjecarja kishte zbritur nga nje prej trageteve, qe pershkojne linjen detare Vlore-Brindizi. Daiu ishte larguar per ne Itali, duke i shpetuar ndjekjes se policise. Burime zyrtare bene te ditur se e kerkuara do te percillet per ne Komisariatin e Policise ne Durres, ku do te zhvillohen edhe procedurat e vuajtjes se denimit.