Han beson: “Nuk do të dalim pa pikë nga Budapesti”
Bastet janë dukshëm kundër Shqipërisë, por Han guxon dhe kërkon pikë në Hungari. Nuk trembet se luan në fushën kundërshtare. Shqipëria ka përpara një ndeshje të vështirë sot kundër Hungarisë në “Ferenc Pushkash” të Budapestit (ora 19:45). Një ndeshje ku trajneri edhe në konferencën e tij për shtyp dje Ari Han ka theksuar se do të guxojë të marrë dhe pikët e plota, edhe pse do të luajë me një sulmues të vetëm –Bogdanin – nuk mendon kurrsesi se do të niset në drejtim të Portugalisë pa pikë nga Budapesti. Në fakt, kujtimet e fundit nga kryeqyteti hungarez janë shumë të hidhura. Në takimin e fundit historik kundër Hungarisë, në atë të vitit 1950, Shqipëria ka regjistruar humbjen më të thellë në ballafaqimet ndërkombëtare: 12-0.
Pas barazimit me Suedinë e Zlatan Ibrahimoviçit në Tiranë (6 shtator, 0-0) dhe fitore së pastër 3-0 kundër Maltës në “Qemal Stafa”, katër ditë më pas, Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e përkohshëm të Grupit 1, pas dy ndeshjeve të para të eliminatoreve të Botërorit 2010. Përgatitja e Shqipërisë në Hungari, bash në skrofullën e armikut, e ka tensionuar jo pak atmosferën në kampin e kundërshtarit, që ka tri pikë më pak se Shqipëria. Han edhe pse nuk e ka rrëfyer për median hungareze formacionin zyrtar të ndeshjes – gjithmonë ka dashur të mbetet enigmatik - të gjithë, të paktën në Shqipëri janë të informuar pas rifiniturës së fundit në stadiumin “Ferenc Pushkash” (dje në orën 19:45). Porta është palëvizshme: Arjan Beqaj, një portier i sigurt, e që nuk ka pësuar gol prej 270 minutash me përfaqësuesen. Në mbrojtje do të rreshtohen Armend Dallku, Debatik Curri, Elvin Beqiri, Kristi Vangjeli. Mesfusha e ngjeshur nga me një romb, ku spikasin Klodian Duro (i rikuperuar në ekstremin e fundit kohor), Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Jahmir Hyka. Sulmi ka pasur disa dilema për Hanin, por më në fund holandezi ka vendosur: do të jetë sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani, duke lënë në bankinë Edmond Kapllani, e alternativë tjetër Besart Berishën. Shqipëria kryeson me meritë Grupin I të zonës evropiane, të konsideruar edhe si “Grupi i ferrit”, pasi për dy vendet e para luftojnë tri skuadra të mëdha: Portugalia, Suedia e Danimarka. Shqipëria mbërrin në ballafaqimin me Hungarinë në Budapest me tri pikë më shumë se kundërshtari. Kombëtarja jonë fitoi në ndeshjen e fundit kundër Maltës (3-0, gola të Bogdanit, Duros e Dallkut), ndërkohë që Hungaria humbi në Suedi 2-1. Hungari-Shqipëri është një “sfidë e tëra holandeze”, parë dhe faktin se trajnerët e dy përfaqësueseve, si Ervin Kuman ashtu dhe Ari Han, i përkasin kësaj shkolle. Gjithsesi, Han duket se ka një armë më shumë se kundërshtari. Përvojën si trajner përfaqësuesesh, por edhe ndihmën e një “spiuni” të regjur si djali i tij, Advin Han. Han Junior ndoqi Suedi-Francë (2-3) e më pas Maltë-Portugali (0-4), duke i ofruar të atit të tij të dhëna të konsiderueshme. Në të njëjtën ditë që Shqipëria luante kundër Maltës (3-0), Advini ndoqi takimin Suedi-Hungari (2-1).
Shqipëria 4-5-1
Trajneri Ari Han do të luajë kundër Hungarisë me një sulmues të vetëm, pasi holandezi beson se kështu Kombëtarja jonë mund të prodhojë më shumë rrezik ndaj kundërshtarit.
Portier: Arjan Beqaj
Mbrojtës: Armend Dallku, Debatik Curri, Elvin Beqiri, Kristi Vangjeli
Mesfushorë: Klodian Duro, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Ansi Agolli
Sulm: Erjon Bogdani
LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET KUNDËR HUNGARISË E PORTUGALISË
Portierë
Arjan Beqaj 33 0 Anorthosis (Qipro)
Isli Hidi 4 0 Alki Larnaka (Qipro)
Ilion Lika 14 0 Terek Grozny (Rusi)
Mbrojtës
Armend Dallku 23 0 Vorskla Poltava (Ukrainë)
Kristi Vangjeli 10 0 Aris Selanik (Greqi)
Debatik Curri 13 1 Vorskla Poltava (Ukrainë)
Endri Vrapi 2 0 Elbasani (Shqipëri)
Andi Lila 1 0 Tirana (Shqipëri)
Admir Teli 3 0 Hacettepe (Turqi)
Elvin Beqiri 35 0 Vllaznia (Shqipëri)
Mesfushorë
Lorik Cana 27 1 Olimpik Marsejë (Francë)
Altin Lala 66 3 Hanover 96 (Gjermani)
Klodian Duro 43 3 Omonia Nik. (Qipro)
Ervin Skela 47 9 Energi Kotbus (Gjermani)
Ansi Agolli 2 0 Tirana (Shqipëri)
Elis Bakaj 2 0 Partizani (Shqipëri)
Jahmir Hyka 8 1 Mainc 05 (Gjermani)
Ervin Bulku 9 0 Krivbas Krivi (Ukrainë)
Sulmues
Edmond Kapllani 21 6 Karlsruhe (Gjermani)
Hamdi Salihi 7 1 Ried (Austri)
Besart Berisha 9 2 Rozenborg (Norvegji)
Erjon Bogdani 47 9 Kievo (Itali)
Gjyqtarët
Zvicerani Çirketa do të gjykojë takimin Hungari-Shqipëri. E ka drejtuar vetëm një herë më parë Hungarinë në fitoren 1-0 kundër Polonisë, një takim miqësor ky.
Grumbullimi
Futbollistët e thirrur prej 6 tetorit janë akomoduar në hotel “Aeroport Budapest”, pranë kryeqytetit hungarez. Faza përgatitore u krye në stadiumin e Vecsezit. Dje, kuqezinjtë kryen stërvitjen njohëse në stadiumin e ndeshjes “Ferenc Pushkash”.
Ndeshjet
Shqipëria do të luajë dy takime në transfertë, kundër Hungarisë, më 11 tetor në Budapest (19:45). Kundër Portugalisë do të luajmë, më 15 tetor në Braga (21:45).
E para
Pas dy ndeshjeve të para, me një barazim e një fitore, Shqipëria me 4 pikë renditet e para në grup, me pikë të barabarta me Suedinë e Danimarkën
Hungaria
Skuadra kundërshtare e radhës ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë nga dy takimet e para. Barazoi 0-0 me Danimarkën në shtëpi dhe humbi 2-1 me Suedinë jashtë.
Statistikat, vetëm një barazim me Hungarinë
Takimi i parë kundër Hungarisë është zhvilluar 51 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qendrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Broçiç. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950.
PORTUGALIA -Tri janë ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe një miqësore (5-3). Në kujtesë ka mbetur një fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pikërisht pas humbjes 3-0 në “Qemal Stafa”, më 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten të tradhtuar nga lojtarët e tij. Edhe Astrit Hafizi dështoi në ballafaqimin e dytë duke humbur 2-0 në Lisbonë. Në ballafaqimin e tretë në bankinë ishte Hans Peter Brigeli.
El. Botërori 2010
Kalendari i Grupit 1
Janë luajtur
06.09.2008: Shqipëri–Suedi 0-0
10.09.2008: Shqipëri-Maltë 3-0
Do të luhen
11.10.2008: Hungari-Shqipëri
15.10.2008: Portugali-Shqipëri
11.02.2009: Maltë-Shqipëri
28.03.2009: Shqipëri- Hungari
01.04.2009: Danimarkë-Shqipëri
06.06.2009: Shqipëri-Portugali
09.09.2008: Shqipëri-Danimarkë
14.10.2009: Suedi–Shqipëri
Eliminatoret e Botërorit 2010
Grupi 1
Skuadra N F B H GSH GP DIF PIK
1 Shqipëria 2 1 1 0 3 0 +3 4
2 Danimarka 2 1 1 0 3 2 +1 4
3 Suedia 2 1 1 0 2 1 +1 4
4 Portugalia 2 1 0 1 6 3 +3 3
5 Hungaria 2 0 1 1 1 2 -1 1
6 Malta 2 0 0 0 0 7 -7 0
E Shtune, 11 Tetor 2008