E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në Tiranë nën masa ekstreme policore

Një Milan me yje, por që “sjell” nga Italia edhe probleme për policinë shqiptare. 17-herë kampionët e Italisë kanë kërkuar masa të jashtëzakonshme sigurie ta panjohura më parë në Shqipëri gjatë qëndrimit të tyre 12 orësh e qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar kërkojnë të jenë. Kampionët të cilët së bashku vlejnë disa qindra milionë euro dëshirojnë të jenë të paprekshëm në Tiranë.

Masa të jashtëzakonshme

Burimet policore pohuan se nga organizatorët janë njoftuar për masat e jashtëzakonshme të sigurisë, që ka kërkuar Milani, që ajo i konsideroi si nga më ekstremet që do të aplikohen në stadiumin “Qemal Stafa” dhe rreth tij. “Policia ka kontrolluar me imtësi çdo ambient të brendshëm, duke nisur nga dhomat e zhveshjes, e skutë tjetër të stadiumit kombëtar dhe rreth tij. Për ne do të ishte skandaloz edhe një incident sado i vogël në Shqipëri, qoftë edhe nga një veprim pasionant e tejkaluar i ndonjë ultrasi të Milanit”, -pohuan burime nga policia e kryeqytetit.

Festa, 2 milionë euro

“Milani, klubi me më shumë trofe ndërkombëtarë në planet, dëshiron që gjithçka t’i ngjajë një feste, duke përmbushur edhe një nga aspektet humane të aktivitetet”, - bëri të ditur zyra e komunikimit me shtypin pranë organizatorëve të trofeut të parë ndërkombëtar shqiptar “Taçi Oil Albania Reads”, që ka investuar 2 milionë euro për të sjellë për herë të parë në Shqipëri një nga ekipet më të mëdha të botës së futbollit, në gjirin e të cilët janë kampionë të mëdhenj si Andrij Shevçenko e Ronaldinjo, dy fitues të “Topit të artë”.

28 gazetarë italianë

Miqësorja Tirana-Milan është në qendër të vëmendjes së medias italiane e në Tiranë do të vijnë disa nga emrat më të shquar të gazetarisë sportive nga vendi fqinjë. “Do të jenë 28 gazetarë që do të pasqyrojnë minutë pas minute gjithë qëndrimin e Milanit në Tiranë. Janë nga emrat më të mëdhenj të ‘Gazzetta dello Sport’, ‘Corriere dello Sport’, ‘Tuttocalcio’, ‘La Republica’, ‘Corriere della sera’, ‘Controcampo’, ‘Guerino Sportivo’, pa harruar gazetarët e televizioneve shtetërore apo të grupit mediatik të Berluskonit, ‘Mediaset’ e televizionin e vetë Milanit, ‘Milan Channel”, - shtuan nga zyra e komunikimit të “Taçi Oil”.

E Shtune, 11 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›