E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja U-17, miniturne në Mal të Zi

Ekipi kombëtar U-17 do të marrë pjesë në një mini-turne organizuar nga Federata Malazeze e Futbollit. Lajmi jepet nga fshf.org. Ky turne do të organizohet nga data 3-6 Prill 2008 në Podgoricë. Në këtë turne do të marrin pjese përfaqësuese të Ballkanit. Për skuadrën tonë kombëtare ky do të jetë turneu i parë për vitin 2008. Trajneri Shpëtim Duro do të ketë mundësi të grumbullojë lojtarë të cilët do të jenë kontigjent i skuadrës për edicionin e ndeshjeve në grup të Kampionatit Europian U-17. Në eliminatoret e fundit të zhvilluar në tetor të vitit të kaluar në Tiranë, Shqipëria u përball me Holandën (humbi 0-3), Francën (0-6) dhe Letoninë (1-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›