Tirana, Frederick Mocke pranë nënshkrimit

TIRANA - Shkëlqim Muca, shefi i klubit "Tirana" është kthyer gjithë entuziazëm nga faza përgatitore e bardhebluve në Antalia të Turqisë. "Kushtet ishin të shkëlqyera"- tha ish-trajneri,i cili e fitoi sezonin e kaluar titullin e 23-të me Tiranën. "Skuadra është forcuar shumë", - theksoi Muca. Përvec francezit Lorent Mohelebi, maqedonasit Sasho Gjoreski, kosovarit Berat Hyseni dhe shqiptarit nga Kroacia, Lekë Kcira skuadra e Astrit Hafizit do të bëjë edhe një tjetër blerje. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Birmingemit, francezin Frederik Mocke. "Më pëlqeu shumë", - tha Muca, duke shtuar se kishin rënë parimisht dakord me Mocke për kushtet e kontratës. Të enjten në orën 15:30, Tirana do të zhvillojë edhe miqësoren me Lokomotivën e Tbilisit, një skuadër gjeorgjiane e kategorisë maksimale.