"U s'kualifikova se isha rome"
Romet mbeten analfabete dhe pa shkolle per shkak te mentalitetit, varferise dhe diskriminimit qe iu behet. Keshtu e nis historine e jetes se saj Brisilda, ne vajze rome nga Tirana e cila e ka pasur enderr te shkonte ne universitet, por asnjehere nuk iu dha mundesia ne universitetet shteterore. E veshur pa xixa, ashtu sikurse ky komunitet ka qejf, serioze dhe me shume edukate mundohet te te tregoje peripecite qe ka hequr per t'u arsimuar. Ketu e ka ndier veten per here te pare si nje njeri me ngjyre, por ne te vertete nuk ngjan aspak ashtu. Shkolla e larte, asaj i eshte mohuar vetem per kete fakt, nderkohe qe perpjekjet e bera nepermjet shoqatave te ndryshme rome, nuk ka mundur te kontaktoje asnjehere te vetme me ministrin, rektorin apo dekanin e universitetit ne te cilin kishte konkurruar. "Megjithese bera perpjekje per ta vazhduar ate universitet, askush nuk pati "miresine" vetem te me takonte dhe jo me, te ofronte ndihme. Por ajo qe dua te theksoj eshte se romet mbeten analfabete per shume arsye, duke filluar nga mentaliteti, varferia apo edhe perjashtimet qe na bejne", ka pohuar studentja 19-vjecare. Sipas saj, keto jane edhe arsyet qe komuniteti rom duhet te ngreje zerin dhe te kerkoje me shume te drejta.
Universiteti
Endrra me e madhe e jetes se saj, ka qene vazhdimi i studimeve te larta. Por, ne nje moment i eshte dukur sikur kjo enderr, Brisildes nuk do t'i realizohej kurre. Megjithese ka konkurruar ne nje nga universitetet shteterore te Tiranes, te qenit rome e ka bere te ndihet e diskriminuar, pasi nuk i eshte dhene e drejta e studimit vetem per kete fakt. Per, te jeta nuk ka pasur me kuptim, nderkohe qe perpjekjet per tu arsimuar edhe per te pasur nje universitet kane vazhduar edhe me tej. "Zgjidhja qe une gjeta ishte te regjistrohesha ne nje nga universitetet private per te vazhduar endrren time, pasi ato shteterore me diskriminuan, nuk me mbeshteten per vete faktin se isha rome" ka pohuar studentja Brisilda. Sipas saj, megjithese numri i romeve dhe egjiptianeve te cilet kerkojne te vazhdojne studimet e larta eshte shume i vogel, dhe Ministra e Arsimit nuk ka menduar nje numer kuotash per keta studente. Deshira per te vazhduar studimet e larta ka qene shume e madhe, nderkohe qe mundesite qe i jane ofruar Brisildes por edhe shume bashkemoshatareve te saj, kane qene te pakta. Duke jetuar ne periferi te kryeqytetit edhe shkolla ne te cilen ka kryer arsimimin nuk i ka ofruar shume mundesi per te pasur nje mesimdhenie cilesore, me nje kerkese llogarie te madhe. "Diskriminimi yne ka filluar qe ne shkollat e mesme dhe ato 8-vjecare, ku ne shiheshim thjesht si rome. Nderkohe qe edhe kushtet ekonomike kane ndikuar drejtpersedrejti ne vazhdimin e shkolles" thote studentja e vitit te dyte. Sipas saj, shume prej femijeve rome nuk i vazhdojne studimet dhe jane analfabete, sepse detyrohen te punojne ne moshe te vogel per shkak te varferise.
Romet kerkojne arsimim
Per komunitetin rom problemet vazhdojne te mbeten te medha, por sipas perfaqesuesve te shoqatave te tyre, me evidente mbeten arsimi dhe strehimi i ketyre familjeve. Per sa i perket strehimit, deri me sot nuk eshte marre asnje mase si nga bashkia ashtu edhe nga qeverite, ndaj edhe kerkesat i kane kthyer nga Ministria e Arsimit per sa i perket arsimit te femijeve rome. Per ta, arsimimi vazhdon te jete nje problem teper i madh dhe nga te dhenat, mendohet se ne Shqiperi jane rreth 150 mije rome, dhe megjithese numri i te arsimuarve ka ardhur ne rritje, rreth 50 % e tyre nuk dine as te shkruajne dhe as te lexojne. "Situata e femijeve te paarsimuar dhe atyre analfabete vazhdon te mbetet ne te njejtat nivele, ashtu sikurse edhe vite me pare. Ndaj i kerkojme qeverise dhe Ministrise se Arsimit, te marre masa dhe programe per futjen e ketyre femijeve ne shkolle", ka pohuar Skender Veliu, perfaqesues i Unionit te romeve te Shqiperise. Aktualisht ne arsimin e mesem jane vetem 40 nxenes te komunitetit rom, ndersa ne arsimin e larte ky numer pergjysmohet duke shkuar ne 20.