E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani eliminohet, Duro rikthen doreheqjen

Aranit Muraci

Jane dashur 390 minuta loje, sepse dje eshte luajtur nje ndeshje e trete mes Partizanit dhe Flamurtarit, qe te percaktohej ne fund ekipi qe do te kualifikohej ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise. Flamurtari e siguroi kualifikimin vetem 10 minuta para perfundimit te kohes shtese. Keshtu, do te jene vlonjatet ne turin tjeter, jo Partizani qe e deshironte me zell kualifikimin madje kishte zhvilluar nje pjese te dyte ne kampionat, teper pozitive. Pas ketij deshtimi, trajneri Shpetim Duro dha doreheqjen nga ekipi. Por disa ore me vone ai e ka kthyer kete vendim. "E bera per lojtaret dhe skuadren", ka thene Duro mbremjen e djeshme. Por ndryshe nga c'eshte paraqitur Flamurtari i Vlores ne kampionat, gjate javeve te fundit, dje ndaj Partizanit arriti dhe shenoi te vetmin gol. Ndeshja e trete, qe u zhvillua ne "Niko Dovana" te Durresit, u mjaftoi vlonjateve per te siguruar kalimin ne kater me te miret e kupes. Mema shenoi ne minuten e 108 te takimit, golin qe i dha goditjen fatale Partizanit. Nje nderhyrje e parregullt e portierit Shehi, ndaj sulmuesit vlonjat, u vleresua si e parregullt nga gjyqtari kryesor, Sokol Cekaj. Nga pika e bardhe, 11 metra larg Shehit, dy minuta me vone Mema shenoi dhe Flamurtari mbrojti rezultatin deri ne fund te takimit. Vlonjatet iu gezuan ne fund suksesit, duke iu rikthyer gjysmefinales se Kupes se Shqiperise, pas nje mungese te gjate. Gjate 90 minutave te ndeshjes, te kuqte qe drejtoheshin nga trajneri Shpetim Duro jane perpjekur, qe te ishin sa me te kujdesshem ne mbrojtje. Partizani sulmoi me pak dhe ishte me i qarte ne mesfushe. Flamurtari nga ana tjeter i eshte pergjigjur me te njejten monedhe, duke i bllokuar te gjitha rruget qe e conin Partizanin tek porta kundershtare. Pas ketij suksesi, drejtuesit e Flamurtarit dhe ekipi vlonjate gezuan gjate fitoren, bashke me nje numer te konsiderueshem, me tifoze. Partizani, tani i duhet te llogarise, vetem qendrimin ne Superiore. Te kuqte e humben privilegjin per te kaluar ne gjysmefinale, edhe pse llogarite po i benin qe te kalonin ne finale, duke qene se do te perballeshin me Shkumbinin. Partizani, pas dy ndeshjeve ishte ekipi i kualifikuar ne fakt, por pasi e humbi Dinamo direkt te drejten per ne gjysmefinale, sepse kishte aktivizuar nje lojtar te parregullt, ekipi tjeter kryeqytetas eshte larguar, me nje ndeshje te trete. Ndeshjet e turit gjysmefinale, do te luhen nje jave me vone. Ne finalen e Kupes se Shqiperise, per kete edicion, finale qe do te luhet me 13 maj, do te kete nje ekip surprize. Flamurtari ose Shkumbini do ta kene te sigurt nje vend, pasi do te perballen me njera-tjetren. Sakaq, ne finale ato te ndeshen me ekipet me te mira te ketij edicioni. Tirana dhe Vllaznia jane dy ekipet, qe do te diskutojne finalisten tjeter.

Kualifikimi

Flamurtari pas kualifikimit, do te synoje finalen e Kupes se Shqiperise. Vlonjatet do te perballen me Shkumbinin dhe ekipi fitues mund te luaje ne UEFA, ne rast se do te ndeshet ne finale me ekipin qe do te fitoje titullin kampion.

Rikthimi

Pas eliminimit nga Kupa e Republikes, trajneri Shpetim Duro dha doreheqjen nga ekipi. Por disa ore me vone ai e ka kthyer kete vendim. "E bera per lojtaret dhe skuadren", ka thene Duro mbremjen e djeshme, duke thene se do ishte trajner i Partizanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›