"Reforma ne shendetesi, prioritet i mandatit te dyte qeverises"
Durres- Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka deklaruar nga Durresit se reforma ne shendetesi, mbetet prioriteti i mandatit te dyte qeverises. Topalli tha se gjate kater viteve, qeveria ka dyfishuar buxhetin e shendetesise me qellim permiresimin e ketij sistemi, ndersa ka pranuar se duhet akoma shume pune per te bere. Me tej kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli, ka pershendetur anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke pohuar se sot shqiptaret ndjehen me te sigurt. Ne nje mesazh drejtuar grave, nenave dhe vajzave te Durresit, kryetarja e Kuvendit tha se apeli, per te diagnostikuar ne kohe rrezikun e tumorit, eshte shume njerezor. Ndersa ka pohuar se qeveria ka akorduar nje fond te vecante, per te vendosur aparaturat e mamografise, ne te gjithe vendin. Nje tjeter prioritet i qeverise mbetet arsimimi i femijeve. Duke u ndaluar ne kete aspekt, Topalli tha se si grua politikane e konsideroj themelore arsimimin e femijeve edhe pse sot, ne kemi dyfishuar numrin e studenteve si dhe kemi ndertuar 1600 shkolla te reja. "Le te krijojme nje bote ku gruaja te ndihet nje qenie njerezore, me te gjitha shanset per te ushtruar te gjitha dhuntite e saj ne te gjitha menyrat, ne te gjitha fushat. Ajo qe ne do te bejme eshte krijimi i kushteve te duhura qe nje shpirt i lire gruaje, te linde e te rritet i lire", tha ne fjalen e saj Topalli.