E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Testimi do te tregoje mbi cilesine e universitete

Tete fakultetet e Universitetit te Tiranes, jane vleresuar per cilesine e tyre dhe brenda muajit prill pritet te nise procesi i akreditimit i cili do te behet nga nje agjenci gjermane. Keshtu, shprehet rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. "Pas perfundimit te vetevleresimit eshte faza e akreditimit qe ne do ta bejme me nje agjenci gjermane, agjenci e njohur ne rrjetin evropian qe ben procedura te tilla. Brenda muajit prill, perfundojne raportin dhe pas perfundimit te tij do te behet mbledhja e senatit", ka pohuar rektori i UT-se, Dhori Kule. Ne procesin e akreditimit do te perfshihen nje sere kriteresh, qe nga menyra e mesimdhenies, kurikulat, e deri tek kualifikimi i stafit pedagogjik, si dhe infrastruktura. "Kriteret jane te njejta kudo dhe ne baze te kritereve behet edhe vetevleresimi i situates dhe i gjendjes se fakulteteve te ndryshme. Ketu perfshihen te gjithe elementet qe kane te bejne me procesin e mesimdhenies, resurset humane, stafi pedagogjik, niveli i tij", tha Kule. Tashme me perfundimin e vetevleresimit pritet qe senati brenda dy javesh te marre ne shqyrtim raportin perfundimtar e me pas te filloje procesi i akreditimit, i cili eshte i pari per Universitetin e Tiranes. Per vleresimin e cilesise se universiteteve shqiptare, Agjencia e Akreditimit duhet t'i vere ne dispozicion kompanise informacionin ekzistues dhe te dhena mbi IAL qe lidhen me ligjin e arsimit te larte, strategjine kombetare per arsim, listen e universiteteve publike dhe private, evidenca te vleresimeve te meparshme, informacione te tjera analitike te krahasueshme ne lidhje me programet e studimit, etj. Per kete ceshtje, grupi lokal i eksperteve sherbeu si vleresues per procesin e vetevleresimit.

Testimi

Te gjitha universitetet shqiptare, publike e jopublike i jane nenshtruar nje kontrolli te imet nga eksperte te huaj. Nese ato rezultojne me probleme ne cilesi, atehere te dhenat do t'i delegohen kreut te dikasterit te Arsimit, i cili duhet te marre masa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›