E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartonët, alarmojnë kampionatin

Nuk është vetëm dhuna në "tunele" e korret aspak etike të tifozerive ato që shqetësojnë mjedisin futbollistik shqiptar, por dhe numri i lartë i kartonëve të verdhë e të kuq që janë dhënë gjatë 24 ndeshjeve të katër javëve të para. Shifrat janë alarmante, pasi janë dhënë deri tani 102 kartonë, ose gati 4,25 kartonë të verdhë për takim, kur vetëm javën e 4-t u dhanë 23 të tillë. Edhe të kartonët e kuq paraqesin shifra alarmante: 13 të tillë në katër javë, ku spikat ekipi i Flamurtarit me 4 të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›