E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, kujtimet të bukura me Apoloninë

Partizani ende nuk është shfaqur me petkun e nënkampionit të sezonit të kaluar, kjo edhe për shkak të grupit të ri të lojtarëve. Të kuqtë kanë grumubulluar vetëm katër pikë në katër javët e parë, ose 1 pikë për ndeshje.
Skuadra e Hasan Likës pas pushimit absolut të ditës së hënë, iu rikthye stërvitjen në kompleksin e saj, në kuadër të përgatitjeve me Apoloninë, me të cilën ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh.
Partizani vjen në "Qemal Stafa" pas barazimit të ftohtë 0-0 me Teutën, ndërkohë që Apolonia në vizitën e parë në kryeqytet vjen pas dy humbjeve rresht me Vllazninë në Shkodër (3-1) e Tiranën në Fier (0-0).
Në tri ndeshjet e fundit midis tyre, ato të sezonit 2006-2007, Partizani i fitoi të tre përballjet: 3-2 e 2-0 në Tiranë dhe 2-0 në Fier.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›