E Diel, 1 Nëntor 2026

Han pëlqen katër futbollistë, nje nder ta Ismaili

Bledar Kuka
- Shaban Ismaili është një nga katër lojtarët e pëlqyer nga trajneri i kombëtares Ari Han në fazën stërvitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë (Kemer). Faqja zyrtare e Federatës njoftoi dje se holandezi ka vecuar katër futbollistë nga 19 të thirrurit, por pa dhënë emra, ndërsa burime pranë trajnerit pohuan se Ismaili është një prej të pëlqyerve. "Ai (Hani) ka vlerësuar në mënyrë të vecantë katër futbollistë që do të jenë në planet e tij për të ardhmen", - shkruan "fshf.org". Vetë Ismaili është shprehur se "jam më i riu ndër lojtarët e thirrur dhe vetë thirrja është një nder i madh për mua". "Shpresoj ta shfrytëzoj sa më mirë këtë mundësi dhe shokët e skuadrës më pritën shumë mirë", - përfundoi ai. Ndërkaq, i pëlqyeri i Ari Hanit, do të masë forcat në mes të muajit shkurt me bashkëmoshatarët më të mirë të tij në Gjermani. Faqja zyrtare e VfB Shtutgartit (klubi i tij) njofton se do të bëhen ndeshje mes ekipit U19 të Gjermanisë dhe atij të Shtutgartit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›