Han “zbardh” anti-Poloninë, pak surpriza nga holandezi
Dash Frashëri
Trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Ari Han shpalli listën prej 22 lojtarësh, të cilët janë grumbulluar për miqësoren me Poloninë, të programuar për tu zhvilluar më 27 maj 2008, në Reutlingen të Gjermanisë. Lojtarët do të zhvillojnë një zbor stërvitor në datat 20-28 maj në Gjermani. Ky është edhe grumbullimi i dytë i organizuar nga ish-trajneri i Kinës, pavarësisht se ai i pari në Antalia të Turqisë kishte më shumë nuancat e Kombëtares B. Me Poloninë ndeshjen e fundit miqësore e kemi zhvilluar, tre vjet më parë, kur Shqipëria atëherë në drejtimin e Brigelit humbi 1-0 në Szechin. Federata Shqiptare e Futbollit, pas anulimit të miqësoreve me Arabinë Saudite e Moldavinë (për shkak të pezullimit nga FIFA e UEFA), është në tratativa e sipër për të zhvilluar një miqësore me përfaqësuesen e Iranit.
“VENDASIT”
Nga 22 lojtarët e thirrur vetëm tetë prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar, ku surpriza më e madhe, mund të konsiderohet thirrja e lojtarit të Partizanit, Paulin Dhembi. Edhe pse Dinamo, kryeson kampionatin me një diferencë të qartë +12 pikë nga kampionia në fuqi, Tirana, nga “blutë” nuk ka asnjë lojtar të grumbulluar, parë dhe faktin se te skuadra e Ilir Dajës dominojnë lojtarët e huaj. Bardheblutë kanë tre lojtarë në listën “Han” (nga një për çdo repart: Vrapi, Duro, Hyka), po aq sa Partizani i vendit të dytë: Bakaj, Shkëmbi, Dhembi, që të tre në mesfushë. Besa me Andi Lilën dhe Vllaznia me Gilman Likën plotësojnë të thirrurit nga kampionati vendas.
“JABAXHINJT˔
Vizita e fundit e trajnerit të Kombëtares ishte në Ukrainë, ku holandezi asistoi edhe në derbin “shqiptar” Vorskla Poltava-Krivbas, ku Debatik Curri dhe Dorian Bylykbashi realizuan nga pika e bardhë për ekipet e tyre. Pesë nga 14 lojtarët “jabanxhij” (legjionarë) vijnë nga Ukraina: Isli Hidi, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi përfaqësojnë të “kuqtë” e Krivbasit, ndërsa Debatik Curri e Armend Dallku “jeshilët” e Vorsklës. Gjeografia e legjionarëve, që janë edhe emrat më cilësorë të futbollit tonë, prek tetë kampionate të huaja, duke filluar me Ukrainën (5 lojtarë), Gjermaninë (3), Francën (1), Italinë (1), Austrinë (1), Greqinë (1), Qipron (1) e Finlandën (1).
LARGIMET
Po të shohim lojtarët e thirrur nga kroati Oto Bariç për eliminatoret e Euro 2008 dhe këtë të propozuar nga holandezi Ari Han, nuk mund të mos vësh re se mungojnë dy lojtarë titullarë: Alban Bushi dhe Altin Haxhi. Jashtë listës janë edhe Ilion Lika e Blerim Rrustemi.
LISTA E LOJTAREVE PER NDESHJEN
POLONI-SHQIPERI DATE 27.05.2008
Lojtari Nd. Gola Klubi
Portierë
1 Arjan Beqaj 30 0 Anorthosis Famagusta
2 Isli Hidi 3 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
Mbrojtës
3 Andi Lila 1 0 KF Besa
4 Armend Dallku 21 0 Vorskla Poltava
5 Kristi Vangjeli 9 0 Aris Thessaloniki F.C.
6 Debatik Curri 11 1 Vorskla Poltava
7 Endri Vrapi 2 0 SK Tirana
8 Ansi Agolli 0 0 FC Vaasan Palloseura
Mesfushorë
9 Lorik Cana 25 1 Olympique Marseille
10 Klodian Duro 45 2 SK Tirana
11 Ervin Skela 49 9 Energie Cottbus
12 Altin Lala 63 3 Hannover 96
13 Ervin Bulku 8 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
14 Elis Bakaj 1 0 KF Partizani
15 Gilman Lika 0 0 KF Vllaznia
16 Paulin Dhembi 0 0 KF Partizani
17 Blendi Shkembi 1 0 KF Partizani
Sulmues
18 Dorian Bylykbashi 0 0 FC Kryvbas Kryvyi Rih
19 Edmond Kapllani 20 5 Karlsruher SC
20 Erjon Bogdani 44 8 AS Livorno
21 Jahmir Hyka 4 0 SK Tirana
22 Hamdi Salihi 5 1 SV Ried
* Statistikat nga fshf.org
Lista, një miks shkollash dhe përvojash
Nga Beqaj te Salihi, lista është prestigjioze. Të paktën këta janë në syrin e ish-lojtarit të Ajaksit edhe më të mirët e mundshëm e shkollës së futbollit shqiptar, por dhe atyre të përgatitur në klubet profesioniste të kampionateve të ndryshme europiane. Tekniku holandez e përsëriti më shumë se njëherë se testimi do t’i shërbejë për të verifikuar gjendjen e lojtarëve përpara se Kombëtarja jonë të ndeshet me Suedinë në shtator të këtij viti.
PORTA
Arjan Beqaj, i porsashpallur kampion në Qipro me Anorthosis Famgusta (njëherësh edhe portieri më i mirë në ishull), formon dyshen me Isli Hidin, që ka fituar një vend titullari në Ukrainë me Krivbasin. Beqaj, i mohuar nga Brigeli dhe i vlerësuar nga Bariç, beson se do ta bindë Hanin për vlerat e tij.
MBROJTJA
Në prapavijë, dy mbrojtësit me tipare mesfushorësh Armend Dallku e Debatik Curri (të dy të Vorskla Poltava), do të formojnë murin mbrojtës së bashku me Kristi Vangjelin (Aris Selanik) e Ansi Agollin (Vaasan, në Finlandë). Në mbrojtje janë dhe dhe të rinj premtues, kapiteni i Besës, Andli Lila e Vrapi i Turanës.
MESFUSHA
Përbën edhe ajkën e kombëtares sonë. Një emër si Lorik Cana, kapiten i Marsejës në Francë dhe i kërkuar nga Reali i Madridit e Roma, është një garanci. Ervin Skela në superformë me Energi Kotbusin do të jetë një plotësues i mirë i rombit të mesfushës, pasi aty luajnë edhe Altin Lala (63 ndeshje) e Klodian Duro. Kuartetin e veteranëve e plotësojnë Bulku (Ukrainë), Dhembi, Shkëmbi, Bakaj (të tre të Partizanit) dhe Lika i Vllaznisë.
SULMI
Emri më sugjestionues vazhdon të mbetet Erion Bogdani, pavarësisht se Hamdi Salihi është “rekordmeni” sezonal përsa i përket legjionarëve, me 14 gola në kampionat e Kupën UEFA me skuadrën e tij austriake, SV Ried. Bogdani (8 gola në total me përfaqësuesen) ashtu si dhe Kapllani (5 gola në eliminatoret Euro 2008) kanë shënuar gjatë këtij sezoni vetëm nga një gol për Livornon në Itali e Karlsruhen në Gjermani. Fantazisti Bylykbashi dhe magjistari i ri, Jahmir Hyka plotësojnë vijën e parë të sulmit.
Cana rrëfen metodën “Gerets”: Humor dhe autoritet
Te Marseja, askush nuk ha bukë, po nuk tha Cana “Oreks të mirë”
Më 27 shtator të vitit të kaluar, Erik Gerets u emërua në krye të bankinës së Olimpikut të Marsejës. Atëherë pas shtatë javësh kampionat, Marseja ishte në vendin e 17-të në Ligën e parë franceze. Shtatë muaj më pas, djemtë e Gerets ndodhen në vend të tretë në Ligën 1 dhe kanë të gjitha shanset për të qenë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, për të dytin sezon rresht. “Nëse trajneri belg do të ishte qysh në fillim të edicionit, pa dyshim që do të ishin në vend të dytë, pas Lionit”, shkruan revista e njohur franceze “France Football”, që i ka kushtuar një speciale “metodës Gerets”, për rolin e së cilës i pari flet, kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, që tregon edhe detaje dhe zbulon disa nga sekretet e trajnerit. Në dhomat e zhveshjes të Marsejës, Erik Gerets nuk sillet as si shok, por as edhe si diktator me lojtarët. Është një miks, diçka midis të dyjave. Lorik Cana, kapiteni marsejez e përmbledh me një frazë: “Mund të qeshim me të, ka humor, por në të njëjtën kohë ai ka një autoritet të madh. Të gjithë kanë një respekt të jashtëzakonshëm për të”. Jeta e grupit marsejez është në rregullat strikte të jetës së kolektivitetit. Gjatë kohës midis dy seancave të stërvitjes lojtarët hanë së bashku në restorantin e klubit, çka i bën më miqësor me njeri-tjetrin. Të gjithë lojtarët duhet të ndodhen në të njëjtën kohë në tavolinë dhe nuk mund të fillojnë të hanë përpara se Gerets, apo kapiteni Lorik Cana, t’u urojë “oreks të mirë”. “Të gjithë e pranojnë këtë me lehtësi”, - thotë Cana. “Gerets është legjitim. Është një trajneri i mirënjohur europian, por edhe atij botëror. Gjatë shumë viteve ai ka marrë eksperiencë në kampionate të ndryshme. Është një fitues, por edhe ne e respektojmë për atë që na kërkon”.
Roald Halimi, kampion në Itali në minifutboll
Ndërsa Tirana e drejtuar nga Agustin Kola fitoi për herë të tretë kampionatin e minifutbollit në Shqipëri, në Itali të paktën kemi një kampion shqiptar në futbollin në sallë. Alter Ego Luparense ku militon edhe durrsaku Roald Halimi u shpall për të tretin vit kampion rresht dhe për herë të nëntë në historinë e saj.
Luparense grumbulloi 65 pikë, ndërkohë që Icobit Montesilvano e vendit të e dytë 59 pikë. Alter Ego Luparense, një skuadër e qytetit të vogël San Martini di Lupari në rajonin e Padovas, konsiderohet si një prej klubeve më të rëndësishme të futbollit në sallë në Itali. Durrsaku Roald Halimi (19 vjeç) luan në pozicionin e anësorit dhe konsiderohet si një futbollist i talentuar dhe një nga të preferuarit e trajnerit spanjoll Hezus Velaskez. Gjatë edicionit 2007-2008, Halimi fitoi Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe kampionatin italian.
Skeda
Roald Halimi
Vendlindja: Durrës, Shqipëri
Datëlindja: 01.07.1998
Skuadra: Luparense, Itali
Roli: Anësor
Gjyqtarë të “lehtë” për kryesfidat
Dy sfidat kryesore të javës së 30-të të Kategorisë Superiore, ku do të përballen midis tyre katër ekipet që pretendojnë për një vend në Europë, Tirana (4)-Dinamo (1) dhe Besa (3)-Partizani (2), do të gjykohen respektivisht nga Ervis Peza dhe Aranit Lulaj.
Dy gjyqtarët ndërkombëtarë Sokol Jareci dhe Albano Janku do të drejtojnë përkatësisht Flamurtari-Kastrioti e Vllaznia-Skëndërbeu. Lorenc Jemini është bilbili i Elbasani-Besëlidhja dhe Bardhyl Pashaj i Shkumbini-Teuta.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 30
03.05.2008
Tirana-Dinamo 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Gjyqtarë: E. Peza,
F.Elezi - L.Mustafaraj
Besa-Partizani 16:30
Stadiumi “Besa”, Kavajë
Gjyqtarë: A. Lulaj,
A. Lamçe - D. Salaj
Vllaznia-Skënderbeu 16:30
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Gjyqtarë: A. Janku,
A. Molla - E. Jorgji
Elbasani-Besëlidhja 16:30
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
Gjyqtarë: L.Jemini,
A. Guçe - M. Dervishi
Shkumbini-Teuta 16:30
Fusha Sportive e Peqinit
Gjyqtarë: B. Pashaj,
G. Qirici - S. Avdo
Flamurtari-Kastrioti 16:30
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Gjyqtarë: S.Jareci,
E. Biçaku - A. Pregja
Renditja
1. Dinamo 29 58
2. Partizani 29 56
3. Besa 29 50
4. Tirana 29 46
5. Elbasani 29 44
6. Vllaznia 29 42
7. Shkumbini 29 41
8. Flamurtari 29 37
9. Kastrioti 29 32
10. Teuta 29 31
11. Besëlidhja 29 28
12. Skënderbeu 29 11
Ndeshjet dhe gjyqtaret
Kategoria e Parë
Java 32
Pogradeci – Apolonia
E.Dobi, S.Zeka,E.Pjetrushi
Bilisht - Lushnjë
T.Latifi, F.Lamaj, R.Goxhaj
Erzeni – Sopoti
M.Sopjani, A.Mali,D, Koreshi
Dajti – Bylis
B.Ziri, G.Maloku, M.Metani
Gramshi – Luftëtari
E.Hoxha,D.Jubica, M.Desarja
Naftëtari-Skrapari
S.Disha, R.Avdo,G.Bimi
Tomorri – Burreli
S.Bogdani, G.Koka, D.Agaraj
Tepelena - Turbina
M.Metohia,I.Tartari,L.Alla
Laçi – Ada
A.Taullau, Y.Kalleshi, R.Çokaj
RENDITJA
1. Bylis 31 73
2. Apolonia 31 66
3. Lushnja 31 64
4. Laçi 31 59
5. Burreli 31 58
6. Ada 31 53
7. Skrapari 31 45
8. Luftëtari 31 42
9. Dajti 31 42
10. Pogradeci 31 40
11. Bilishti 31 40
12. Sopoti 31 39
13.Turbina 31 38
14. Naftëtari 31 37
15. Erzeni 31 33
16.Tomorri 31 30
17. Gramshi 31 26
18. Tepelena 31 10
2 Maj 2008