Zonja, Zonjusha
Gjinekologu kontrollon një grua të re dhe i thotë:
- Zonjë, kam një lajm të mirë për ju!
- Nuk jam zonjë, jam zonjushë!
- Eh, atëherë kam një lajm të keq për ju!
Pijaneci
U ktheva në shtëpi dhe të thashë:
-Ti je gruaja e jetës time!!!!
Dhe ti mu përgjigje...
-Shko fli gjumë, pijanec!!!
-Po unë të dua moj, pse më thua pijanec???
-Sepse unë jam babai yt!!!
Burri dhe lypsi
Një burrë duke ecur shikon një lypës i cili i kërkon 200 lek.
-Mirë do të t’i jap, po më premto se nuk do të luash bixhoz.
-Jo mor zotëri unë nuk kam luajtur kurrë bixhoz.
-Mirë, më premto se nuk do të shkosh të pish alkool.
-Jo zotëri kam 20 vjet që nuk pij alkol.
-Mirë më premto se nuk do të marrësh ndonjë prostitutë.
-Jo zotëri, unë nuk kam bërë seks qëkur më ka vdekur gruaja.
-Mirë, i thotë burri, eja me mua në shtëpi.
-Pse? I thotë lypsi.
-Ti tregosh gruas time se si bëhesh po nuk luajte bixhoz, nuk pin, dhe nuk bën seks.
2 Maj 2008