E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sex and The City” shfaq premierën në Londër



Producentët e filmit, “Sex and The City” kanë vendosur ta zvogëlojnë premierën e filmit në Londër. Arsyeja është e thjeshtë: Filmi ka pasur kritika të shumta pasi nuk është lançuar fillimisht në Neë York. Serialet por edhe i gjithë filmi janë xhiruar në Big Apple por edhe në vende të tjera të Neë York, veçanërisht në dyqanet e modës. Producentët e filmit janë kritikuar shumë nga njujorkezët, pasi ata kishin deklaruar se premiera e filmit do të jepej në Angli duke e mospërfillur vendin ku seriali u xhirua dhe fryëzua. Megjithatë pas gjithë këtyre ankesave dhe kritikave, kompania që realizoi këtë film ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën thuhet se premiera në Londër do të jetë shumë e vogël në krahasim me atë parashikohej të zhvillohej në Neë York. “Premiera e Londrës do të jetë shumë e vogël. Madje nuk do të marrin pjesë të gjithë aktorët. Ne ende jemi duke e planifikuar premierën e madhe të Neë Yorkut”,-ka thënë një zëdhënës.

Jolie dhe Pitt në pritje të fëmijës vendosen në Francë

Angelina Jolie është vendosur në Villa Maryland në St Jean Cap Ferrat, duke nxitur spekulime se ajo dëshiron t’a lindë fëmijën e dytë “natyral” në Francë. Sipas mediave botërore aktoria e famshme dhe parneri i saj Brad Pitt dhe katër famijët e tyre kanë fluturuar drejt Francës dhe mendohet se po planifikojnë të qëndrojnë në këtë vend për një kohë më të gjatë atje. Ndërkohë
Me familjen kanë udhëtuar edhe dy dado dhe tre truproja. Çifti pritet të qëndrojë në St. Jean Cap Ferrat, së paku deri në përfundimin e Festivalit të Filmit të Kanës më 25 maj ku Jolie konkurron me dy filma, filmin e animuar, “Kung Fu Panda” dhe filmin e Clint Eastëoodit, “The Changeling”.

Dietat drastike të aktores Paltroë

Aktorja hollivudiane, Gyneth Paltroë, ka hequr dorë nga dieta strikte vetëm atëherë kur ishte shtatzënë me vajzën e saj Apple.
Ylli i filmit, “Sliding Doors”, ka kaluar shumë vite duke ndjekur një regjim të rreptë të ushqimit të shëndetshëm duke ngrënë vetëm ushqimet bazë, siç është orizi i kaftë, farat, dhe perimet, ndërsa i kishte ndaluar ushqimet e përpunuara dhe artikujt që përmbanin sheqer. Mirëpo Paltroë kishte hequr dorë nga dieta kur kishte kuptuar se është shtatzënë, ndërsa mbante vajzën e saj, Apple, e cila tani është trevjeçare. Aktoria hollivudiane megjithatë shprehet se tashmë ka hequr dorë nga dietat dhe ha çdo lloj ushqimi që më parë ia kishte ndaluar vetes për një kohë të gjatë. “Kur mbeta shtatzënë nuk më hahej asgjë nga ushqimet e shëndetshme. Më pëlqen turshia, vera e kuqe dhe gjithçka e pjekur, siç janë peshqit dhe patatet e skuqura”,-ka thënë aktorja.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›