Siguria në Europën Qendrore mbledh krerët e shteteve në Ohër
Temat kryesore të Samitit, zhvillimi në Europë dhe paqja në rajon. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk është ftuar të marrë pjesë
Presidentët e 17 vendeve Europës Qendrore do të mblidhen gjatë ditës së sotme në Maqedoni për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, ku temat kryesore do të jenë zhvillimi i mëtejshëm në Europë dhe sigurimi i paqes në rajon. Pas marres së ftesës për anëtarësimin në NATO, për Maqedoninë ky është një rast i rëndësishëm për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare. Italia dhe Rumania janë të vetmet vende që do të përfaqësohen nga ambasadorët e tyre ndërsa nuk është ftuar që të marrë pjesë në Samit presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Autoritetet maqedonase janë shprehur se përfaqësuesi më i lartë i Kosovës nuk është ftuar pasi shteti i ri ende nuk është njohur nga Maqedonia. E rëndësishme për këtë vend është mbështetja ndërkombëtare pasi konflikti me Greqinë për emrin është një nga problemet më të rëndësishme edhe pse për të nuk do të diskutohet në Ohër. “Dy tema do të trajtohen në Ohër. Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së dhe ndikimi i një procesi të tillë në situatën ekonomike të këtyre vendeve, si dhe tema e sigurimit të energjisë. Do të debatohet edhe mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan”,-është shprehur presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski. Në axhendën e Ohrit do të jetë edhe gjendja aktuale në Ballkan dhe sigurimi i paqes në rajon. Para samitit ka pasur debate të ashpra nëse duhej të ftohej në samit presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ashtu siç kishte shprehur dëshirën udhëheqja kosovare. Praktika e 15 viteve të fundit në samit ka treguar se procedurat e takimit të shefave të shteteve të Europës Qendrore zhvillohen në bazë të vendimeve të përbashkëta. Për shkak se jo të gjitha vendet pjesëmarrëse e kanë njohur Kosovën, ftesa për presidentin Sejdiu mbetet e padërguar. Presidenti maqedonas Cërvenkovski ka sqaruar se: “Republika e Maqedonisë nuk është pozicionuar ende përfundimisht lidhur me pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye Maqedonia si vend mikpritës nuk mund të ftojë në samit asnjë vend, kundrejt të cilit nuk jemi pozicionuar qartë, nëse bëhet fjalë për një shtet të pavarur”. Kryetarët e shteteve të Europës Qendrore do të kenë mundësi të debatojnë për rreziqet dhe sfidat e rajonit, por edhe për zhvillimin demokratik.
Nga vendet pjesëmarrëse, 10 janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, tre janë vende kandidate, kurse të tjerat janë vende që kërkojnë të bëhen anëtare të BE-së. Për samitin e Ohrit të presidentëve të vendeve të Europës Qendrore janë marrë masa të larta sigurie. Samiti është ngjarja më e madhe politike që zhvillohet ndonjëherë në Maqedoni.
Karamanlis: “Emri i IRJM-së është problem politik”
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, e ka cilësuar kontestin me emrin e IRJM-së një problem ekskluzivisht politik i cili nuk është psikologjik ose emocional. Sipas tij mungesa e zgjidhjes së tij ndikon direkt ne marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në stabilitetin e Ballkanit. Kjo deklaratë e Karamanlisit erdhi pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, bëri të ditur gazeta “Navtemboriki”. Karamanlis gjatë këtij takimi theksoi se Greqia po përpiqet për një zgjidhje e cila do të mbante vulën e OKB-së dhe do të ishte e pranueshme për të dyja palët. “Shpresojmë se udhëheqësia politike në Shkup do të përgjigjet ndaj dëshirës së sinqertë për kompromis, duke hequr dorë nga praktikat nacionaliste dhe ideologjike të së kaluarës”, - theksoi Karamanlis.
Pas bisedimeve të fundit në Nju Jork, ndërmjetësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç ka deklaruar se është gati të prezantojë një propozim të ri për emrin e Maqedonisë në mes të qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia maqedonase e lajmeve MINA e cila i referohet burimeve diplomatike. Propozimi i ri vjen pak ditë pas zgjedhjes së qeverisë maqedonase. Metju Nimiç më herët kishte deklaruar se nuk do të jepte asnjë propozim të ri derisa të bindej se të dyja palët do të ishin dakord për emrin. Sipas burimeve nga NATO dhe SHBA, kjo çështje mund të zgjidhet brenda 9 qershorit. Qëllimi kryesor i Nimiç është që propozimi i ri të ruajë atributet e kombit maqedonas, të popullit dhe gjuhës. Për këtë çështje priten kundërshtimet e palës greke në Nju Jork, ku Nimiç do të takohet me negociatorin grek Vasilakis, ndërsa gjatë gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar bisedime me negociatorin maqedonas, Nikolas Dimitrov.
Serbia injoron vendimin e UNMIK-ut për zgjedhjet në Kosovë
Edhe pas deklaratave të shumta nga ana e UNMIK-ut të cilat kundërshtonin mbajtjen e zgjedhjeve, Serbia planifikon t’i mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas agjencisë së lajmeve maqedonase MINA vendimi është publikuar gjatë ditës së djeshme në gazetën zyrtare serbe. Në këtë vendim shkruhej se Beogradi planifikon që më 11 maj të mbajë zgjedhjet në 16 bashki të Kosovës, përfshi këtu dhe Prishtinën. Një nga përfaqësuesit e UNMIK-ut u shpreh se Serbia nuk do të lejohej të zhvillonte zgjedhjet në Kosovë pasi kjo do të binte në kundërshtim me deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 17 janar, si dhe shkelet rezoluta 1244.
Kosovë, OKB-ja fillon hetimet për ngjarjet e 17 marsit
Ngjarjet e 17 marsit në Kosovë në të cilat humbi jetën një polic ukrainas dhe dhjetëra të tjerë u plagosën filluan të hetohen nga një ekip hetuesish të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i UNMIK-ut në Prishtinë, Aleksandër Ivanko, bëri të ditur janë duke u intervistuar një numër personash lidhur me këto trazira, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të Misionit të OKB-së në Kosovë. Hetimet janë autorizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, për të vërtetuar rrethanat që çuan në shpërthimin e dhunës ndërmjet protestuesve serbë dhe policisë së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës si dhe reagimin e autoriteteve për të qetësuar situatën. Ivanko tha se është ende herët për të folur për rezultatet e këtyre hetimeve dhe ekipi i hetuesve do të përgatisë një raport i cili do t’i dorëzohet Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Trazirat në pjesën veriore të Mitrovicës shpërthyen një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjatë një operacioni të policisë dhe të KFOR-it për të rivendosur autoritetin e UNMIK-ut në gjykatën e qarkut dhe atë komunale, të cilat pak ditë më parë ishin marrë me dhunë nga protestuesit serbë.
2 Maj 2008