E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevat e sindikatave paralizojnë Greqinë



Transporti publik dhe ai ajror në mbarë Greqinë është bllokuar gjatë ditës së djeshme nga greva e organizuar nga sindikatat e punëtorëve me rastin e 1 majit, Ditës ndërkombëtare të punës.
Athina, praktikisht, u paralizua për shkak të grevës së të punësuarve në trafikun e qytetit, e cila i ka vendosur në situatë të vështirë edhe shumë turistë pas mosqarkullimit të autobusëve, trolejbusëve, metrosë por edhe linjat e udhëtimit drejt aeroportit ndërkombëtar dhe kryeqytetit grek. Aeroportet kanë anuluar dhjetëra fluturime por as anijet nuk kanë lëvizur brenda Greqisë. Gjatë mesditës sindikatat kanë filluar shëtitjen protestuese në rrugët qendrore të Athinës për të treguar mospajtimin e tyre me qëllimet e Qeverisë konservative për zbatimin e reformave të sistemit pensional për shkak të frikës se kjo do të vështirësojë pozitën e punëtorëve grekë.

Vritet kreu i Al-Kaedas në Somali

Personi që akuzohej nga qeveria somaleze si kreu i al-Kaidas në vend, njoftohet të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror.
Një zëdhënës për ushtrinë islamike Al-Shabaab tha se Aden Eyrou vdiq nga shpërthimi i një bombe në një banesë në qendër të qytetit Dusamareb. Gjatë këtij sulmi ajror njoftohet se janë vrarë edhe disa bashkëpunëtorë të tij emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Irak, 968 civilë të vrarë gjatë prillit

Bilancet e fundit kanë nxjerrë se muaji prill ka qenë muaji më vdekjeprurës në Irak prej gushtit të kaluar me 968 civilë të vdekur. Ky është bilanci më i lartë i viktimave të civilëve në tetë muajt e fundit. Para dy ditësh ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për vrasjen e 5 ushtarëve të saj në Bagdad.
Kjo e çoi në 49 numrin e ushtarëve amerikanë që humbën jetën gjatë muajit prill.

Rusia dërgon 1000 ushtarë shtesë në Abkhazi

Mediat kanë njoftuar se kontingjenti shtesë i ushtarëve rus ka arritur në Abkhazi. Rusia më herët njoftoi se do të dislokonte edhe 1.000 paqeruajtës në këtë rajon, në mënyrë që të parandalonte planet gjeorgjiane për sulm. Ministri rus i mbrojtjes Sergey Ivanov ka thënë se kontingjenti nuk do të kalojë numrin prej 3000 ushtarësh, që është pjesë e marrëveshjes së vitit 1994 mbi armëpushimin e cila është nënshkruar me mbikëqyrjen e OKB-së.

2 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›