Hana: 98 për qind e barnave të rimbursueshme, për sëmundjet kronike
Sigurimet shëndetësore, 296 mijë libreza të reja në një vitLista e barnave të rimbursueshme është përqendruar më tepër në ilaçet e sëmundjeve kronike. Aktualisht në skemën e re të barnave që pritet të hynë në fuqi rimbursimi i barnave është përqendruar tek sëmundshmëria kronike. Kështu, sëmundjet akutet përbejnë 2 % të rimbursimit ndërsa ato kroniket 98 % të vlerës së rimbursimit. Këto të dhëna janë bërë të ditura në analizën vjetore të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor që u zhvillua ditën
e djeshme. Gjatë analizës u bë e ditur se për vitin 2009, janë regjistruar 11.419 raste të reja me një efekt rimbursimi 90 milion lekë. Ndërsa, sipas drejtoreshës se ISKSH bëhet e ditur se një pjesë të madhe të rimbursimit të barnave e zënë shtatë sëmundje kronike që zënë 95% në totalin e sëmundjeve të rimburesimit. Nga pikëpamja e strukturës së sëmundshm3risë diagnozat më të rimburesuara në përqindje të lartë janë: Sëmundjet e sistemit kardiovaskular, psikozat skizofrenike, astma bronkiale, epilepsi insuficience kronike e veshkave, glaucoma etj. Siç shihet 10 sëmundshmëritë e mësipërme kanë rimbursim më të lartë dhe konsiderohen si ndër diagnozat më të shtrenjta, ka pohuar Elvana Hana gjatë analizës. Diagnozat me kosto të lartëGjithashtu në analizën vjetore të ISKSH, ditën e djeshme u diskutua dhe për sëmundjet që kanë efekt financiar të lartë. Kështu gjatë analizës vjetore u bë e ditur se janë katër diagnozat të cilat kanë pësuar rritjen më të madhe të kostos mesatare te rimbursimit për diagnoza janë: Hipertension esencial me efekt financiar për shkak të rritjes së shpenzimeve mesatare të rimbursimit për rast +21128 mijë lekë. Kjo është kushtëzuar nga ndryshimi i terapisë së mjekimit dhe kalimi i pacienteve nga një stad me i ulet në një stad me të lartë të hipertensionit esencial. Tumori malinj i gjirit të femrat ka një rritje të kostos mesatare të rimbursimit për diagnoze, efekti financiar i të cilit është përllogaritur me +11829 mijë lekë për rast. Kjo është e dukshme në përdorimin e barit letrozolë 2.5 mg që në vitin 2009 janë ekzekutuar 2884 receta kundrejt 2217 receta për vitin 2008: Diabeti melitus ka rritje të kostos mesatare për rast, efekti financiar është përllogaritur +11099 mijë lekë. Kjo është kushtëzuar nga ndryshimi i terapive të mjekimit, rritja e rasteve të trajtimit me insuline mbi kufizimet e listës së barnave me miratim të komisioneve endokrinologjie. Epilepsia ka një rritje të kostos mesatare për rast, efekti financiar i të cilit është përllogaritur me +2311 mijë lekë. Kjo rritje është kushtëzuar nga përdorimi i barnave të reja në listën 01.06.2009 si Lamotriginë 25, 50, 100 dhe 200 mg. Skemën e Sigurimeve Gjatë analizës vjetore të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore të Tiranës, drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana theksoi se përfshirja e pacientëve në skemën e sigurimeve shëndetësore e njëherësh, përfitimet prej skemës kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2009. Vetëm gjatë 3 muajve të fundit, janë hapur 125 mijë libreza të reja në shkallë vendi, ndërsa në total gjatë vitit 2009 janë hapur 296 mijë libreza të reja. Kjo shifër tregon për një rritje të konsiderueshme të përfitimit te pacientëve nga skema e sigurimeve shëndetësore, pasi në një vit janë hapur 100 mijë libreza të reja më shumë krahasuar me vitin 2008, pohoi Hana. Sa i takon rajonit të Tiranës, ajo pohoi se kjo rritje e numrit të librezave të reja përbën rreth 133 %, gjë që tregon se skema e sigurimeve është bërë më e prekshme për një numër me të madh banoresh. Lidhja e pagesës së mjekut me performancën në punë (10% shtesë mbi pagën për nr e vizitave të kryera) ka bërë që gjatë vitit 2009 te rritet numri i vizitave te mjeku i familjes dhe ai specialist duke arritur ne 1.309.860, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2008. Pagesa bonus e mjekut, e cila u jepet qendrave shëndetësore për cilësinë e shërbimit ndaj pacienteve, ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2008. Në vitin 2009 krahasuar me vitin 2008 pagesa për bonus (plan/fakt) paraqitet. Gjatë vitit 2009 numri i pacienteve ka qenë gjithmonë në rritje, në dhjetor ky numër arriti ne 55142 paciente nga 48307 që ishte në Janar të 2009.
Shtatë grupet më të mëdha të sëmundshmërisë kronike
Sëmundshmëria Cardiovaskulare 42.3 % të rimbursimit HTA, IKKSëmundshmëria Endokrine 13.2 % të rimbursimit D. Melitus.Sëmundshmëria Respiratore 8.7 % të rimbursimit A. Bronkiale.Sëmundshmëria Mendore 13.0 % të rimbursimit Psikoza skizofrenike.Sëmundshmëria S.N.Q shqisat 7.2 % të rimbursimit Epilepsia, GlaukomaSëmundshmëria Tumorale 6.6% të rimbursimit CA mëmeSëmundshmëria Urogenital 4.3 % të rimbursimit HB prostatës, IRK