Marrëveshja Shqipëri-Japoni, aparatura të reja për 14 Urgjenca në vend
Shërbimi i urgjencave në 14 qytete të vendit duket se nuk do të vuajnë me mungesën e aparaturave. Kjo pasi vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë Japoneze, ku kjo e fundit do të jap 5.5 milion euro për urgjencat në shëndetësinë shqiptare. Kjo siç është pohuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë duke marrë parasysh dhe problemet e ndodhura kohët e fundit. Marrëveshja përputhet me strategjinë
e sistemit shëndetësor dhe atë të urgjencës në veçanti dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të urgjencës për popullatën, pohoi Vasili, duke shtuar se ky grand i qeverisë Japoneze është i treti që i akordohet shëndetësisë shqiptare. Në 14 qendrat e urgjencës do të instalohen 47 tipa aparaturash të reja ku përfshihen autoambulanca me pajisje të avancuara për shpëtimin e jetës, sete diagnostikimi deri dhe dy skanerë si dhe pajisje që nevojiten për dhënien e ndihmës së shpejtë. Instalimi dhe vënia në funksion të plotë e pasjeve, do të përfundoj brenda vitit. JICA do të marrë përsipër dhe programe trajnimi për mirëmbajtjen e pajisjeve me qellim përdorimin e tyre afatgjatë, programe të cilët do të realizohet brenda kohës së montimit të pasjeve. Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në kohën e duhur, kur sistemi shëndetësor është në procesin e reformimit të tij ku prioritet është përmirësimi i cilësisë së shërbimit si dhe performancës. Fond do të shkojë për 14 qendrat e urgjencave në rrethet Lezhë, Kukës, Durrës Lushnjë, Dibër, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili theksoi se ky projekt do të rrisë cilësinë e shërbimit në urgjenca.