E Diel, 1 Nëntor 2026

Hana: "Spitali i Durresit, rritje page deri ne 5 % per punonjesit" Sonila Isaku

Keshilli administrativ i ISKSH-se gjate dites se djeshme ka marre vendim per rritjen e pagave te Spitalit te Durresit duke nisur nga mesi i muajit korrik te ketij viti. Ky fakt eshte bere i ditur nga drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana e cila mori pjese ne inaugurimin e qendres se Telemedicines ne kete spital. Sipas saj, ky eshte i pari institucion shendetesor, i cili eshte perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore, dhe ka patur nje ecuri mjaft pozitive sa i takon mbulimit te sherbimit. "Duke ju pergezuar per kete qender te re qe po vihet ne funksion ne spitalin e Durresit, deshiroj gjithashtu t'ju lajmeroj per vendimin e miratuar nga Keshilli Administrativ i ISKSH-se per rritjen e pagave tuaja nga 2-5 %",- tha Hana. Sipas saj, vendimi i ISKSH-se parashikon rritjen e pagave te sistemit shendetesor dhe joshendetesor mesatarisht per 2-5 %, per 701 punonjesit e Spitalit. Rritja e pagave te punonjesve te ketij spitali eshte bere ne vazhden e vendimeve te Keshillit te Ministrave per rritjen e pagave te punonjesve ne sistemin e Ministrise se Shendetesise, e ne gjithe sistemin buxhetor. "Sipas perllogaritjeve te bera rezulton se efektet financiare shtese ne total arrijne ne 6.429.000 leke. Nga keto rritje perfitojne punonjesit me arsim te larte, pra 161 vete, punonjesit e infermierise 351 vete dhe punonjesit mbeshtetes 189 vete", thuhet ne njoftimin e ISKSH-se. Po sipas ketij te fundit, efektet financiare te ketyre rritjeve mbulohen nga buxheti total i dhene per spitalin e Durresit sipas Vendimit te Keshillit Administrativ te ISKSH-se dhe nga fondet buxhetore te trasheguara nga vitet e kaluara duke bere ndryshimet perkatese. Por risia per Spitalin e Durresit nuk ka qene vetem rritja e pagave, por edhe lajmi i dhene nga kreu i Shendetesise, Vangjel Tavo i cili theksoi se vitin e ardhshem ky spital do te kthehet nje institucion universitar. "Une dua te mbaj fjalen e kryeministrit te thene pak kohe me pare dhe u premtoj se brenda vitit 2013 spitali ku ju punoni do te kthehet ne nje qender universitare. Pra ju, nuk do te mbani vetem peshen e nje spitali rajonal, por edhe te nje spitali ku breza te shumte mund te shkollohen dhe te edukohen ne kete institucion", ka theksuar Tavo, ndersa ka inauguruar qendren e telemedicines. Sipas tij, do te jene edhe 4 qendra te tjera te cilat do te bejne te mundur komunikimin e mjekeve te ndryshem nga ambientet e punes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›