Hana, medikamente falas per banoret e Gerdecit
Banoret e Gerdecit te cilet jane akomoduar ne kavaleshencat e Durresit do te perfitojne medikamente falas. Ky ka qene vendimi qe ka marre drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, ndersa ka vizituar personat qe qendrojne ne keto ambiente. "Do te hapen te gjitha librezat shendetesore per personat qe mbulohen 100 per qind nga ligji (femijet pensionistet etj.), jo vetem per ata qe kane aktualisht semundje kronike", ka nenvizuar Hana. Ndersa zv/ministri i Shendetesise u shpreh se te gjitha shpenzimet do te merren persiper nga qeveria edhe per barna qe nuk jane ne liste dhe porositi mjeket te vazhdojne, sikurse kane bere deri tani, te japin barna per te gjithe banoret. Ndersa mjeket nga ana e tyre kane vene ne dukje semundjet qe kane hasur me shume gjate ketyre diteve te banoret e Gerdecit. "Problemet kryesore shendetesore te te semureve qe jane kronike jane hipertensioni, si dhe ka raste te epilepsie apo semundjeve psikike. Nderkohe rastet me te shpeshta per personat qe nuk vuajne nga semundje kronike jane neurozat te te rriturit dhe kryesisht bronkiti alergjik i stines te femijet", ka pohuar mjekja Fatbardha Konomi.
Ndersa, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, i cili ndodhet per nje vizite pune treditore ne Itali, ka firmosur dje nje marreveshje me autoritetet e Rajonit te Lacios (Rome), me qellim forcimin e metejshem te sistemit te emergjences dhe urgjences ne vend. "Nje marreveshje te ngjashme kemi nenshkruar tre muaj me pare edhe me Qendren Spitalore - Kerkimore Shkencore 'Bambino Gesu'. Fale kesaj marreveshjeje, dje ne mbremje ne kete qender te Selise se Shenjte, ne Vatikan u dergua per kurim te specializuar, Xhaferr Breti, femija 3-vjecar, i lenduar nga ngjarja e 15 marsit ne Gerdec, i cili po kurohet ne spitalin e Brindisit", ka pohuar drejtoresha e Kabinetit te MSH, Erestina Halili. Nderkohe gjate dites se sotme, Ndoka do te vizitoje pacientet qe ndodhen ne spitalet e Brindisit dhe Barit.