E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata harron te zbardhe masen e Delijorgjit

Redinalda Caushaj

Gjykata e Tiranes "harron" te zbardhe vendimin e mases se sigurise per tre te pandehurit e cilesuar si "pergjegjes" deri me sot per tragjedine e Gerdecit. Dje ka qene dhe afati i fundit ne te cilen gjyqtari Asim Vokshi duhet qe te kishte nxjerre te argumentuar masen e sigurise ndaj tre te pandehurve, Mihal Delijorgji, administrator i firmes "Alba Demil", Dritan Minxholli drejtor teknik, si dhe Ylli Pinarit, drejtor i ndermarrjes shteterore te armeve MEICO. Vendimi i cili pritet qe te zbardhet ne ditet ne vazhdim ka cuar edhe vonesen per apelim te mases se sigurise. Lajmin e bene te ditur avokatet mbrojtes te tre te akuzuarve, qe kerkuan sa me shpejt shpalljen e vendimit per masen e sigurise dhe se kjo ishte nje shkelje procedure nga ana e gjykates.

Arben Prifti, mbrojtesi ligjor i Mihal Delijorgjit e Dritan Minxhollit, tha dje, per gazeten "KJ", se "nuk eshte dhene asnje argument nga ana e gjyqtarit qe gjykoi caktimin e mases se sigurise per mos nxjerrjen e vendimit deri sot (dje), qe ishte dhe dita e fundit sipas ligjeve". I pyetur nese klientet e tij kane pasur mundesi per t'u larguar jashte vendit pas ngjarjes, apo te kishin tentuar, Prifti shpjegoi se "ata nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore". Ai ka sqaruar se dy klientet e tij kane qene te gatshem per te ndihmuar banoret e Gerdecit, duke kundershtuar se, "caktimi i mases se sigurise nuk ka qene i argumentuar ne prova, por eshte vendosur duke u bazuar ne anen e demtimeve dhe te viktimave". I pyetur per akuzat me te fundit per mungesen e kontrolleve ne fabrike apo kushtet e sigurise dhe inventaret e hyrje-daljeve, Prifti sqaroi per gazeten se dy te pandehurit do te bejne te ditur gjate diteve te ardhshme, nese ka pasur apo jo raporte ne lidhje me kontrollin e ushtuar kete repart, si dhe te gjitha dokumentet qe ndodheshin ne fabrike, por te sekuestruara nga ana e prokurorise disa dite me pare.

Dokumentacionet

Nderkohe qe ne dokumentacionet e sekuestruara nga organi i akuzes jane dhe disa flete hyrje-daljeje, te cilat mendohet qe te jene te sasise se municioneve ne fabriken e demontimit ne Gerdec, me urdher nga ministria per transportimin e tyre me makinat e ushtrise nga reparte te ndryshme te vendit. Te dyshuarit pritet te sqarojne edhe sasite e municioneve, origjinen nga vinin e ku perfundonin nje pjese e tyre, pasi hetohet edhe per nje trafik te mundshem municionesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›