E Shtunë, 31 Tetor 2026

Predhat e Gerdecit, hetime per radioaktivitet

Redinalda Caushaj

Predhat qe shperthyen ne fabriken e demontimit ne Gerdec, me 15 mars te ketij viti, dyshohet te kene pasur edhe nje perqendrim te vogel te lendeve radioaktive. Ekspertet po hetojne per te zbardhur misterin, duke u mbeshtetur ne dy fakte. Vjetersia e nje pjese te municioneve luftarake te vendosura ne territorin e repartit dhe rrezja e madhe e shperthimit dhe renies se tyre, deri ne 10 kilometer larg vendit te ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thane dje, per gazeten "KJ", se tashme po hetojne edhe per mundesine e nje mase radioaktiviteti ne zone dhe per kete qellim jane thirrur ekspertet me te mire, madje edhe ata te Byrose Federale te Investigimit te SHBA-ve dhe ushtarake e specialiste te NATO-s e OKB-se. Forcat xhenio kane gjetur nje sasi te madhe predhash te paplasura ne nje siperfaqe prej 100 hektaresh, kurse perimetri i vatres se shperthimit eshte 3,5 kilometra.

Dyshimet per radioaktivitet

Mes numrit te madh te predhave qe shperthyen ne fshatin Gerdec diten e tragjedise, mendohet te kene qene nje sasi e vogel municionesh shume te vjetra, prodhim kinez qe bartnin edhe rrezikshmeri. Ekspertet dyshojne se behet fjale per sasi te vogla lendesh radioaktive, qe pas shperthimit nuk mund te percaktohet ende shkalla e kercenimit deri ne perfundimin e ekspertizes dhe rezultateve shkencore. Prezencen e radioaktivitetit ne predha, hetuesit e kane shpjeguar me rritjen e shpejtesise se tyre. Madje, pikerisht per kete shkak, ne fabrikat ku jane prodhuar eshte perdorur lende ne sasi te vogla per te rritur shpejtesine e predhes. Dyshimet per kete sasi te radioaktivitetit eshte bere e ditur nga grupi hetimor, i cili po heton kete ngjarje. Burime nga prokuroria e Tiranes thane se nje pjese e predhave, qe ndodhej ne kete fabrike, kane qene te prodhimeve te hershme, kryesisht atij kinez.

Ne Polican per verifikime

Fuqia e madhe e shperthimit diten e ngjarjes ka nxitur dyshimet e eksperteve per radioaktivitetin. Nga ana tjeter burimet sqaruan se pas pastrimit te vendit te ngjarjes nga predhat ende te pashperthyera dhe qe kane qene te shperndara ne nje largesi te madhe, ka ngritur dyshimin e hetuesve ne lidhje me ekzistencen e sasive te radioaktivitetit. Nderkohe qe ky dyshim do te vertetohet me pas nga ana e eksperteve qe do te merren me hetimin e kesaj ngjarjeje. Sasite e predhave qe kane qene ne fabrike do te verifikohen nga bilancet qe ndodhen ne dokumentet e sekuestruara nga organi i akuzes. Nepermjet vitit te prodhimit te predhave do te zbulohet nese ne to ka pasur perqendrim te lendeve radioaktive. Per te zbardhur kete mister do te thirren per te deshmuar ekspertet e fabrikes se Policanit, te cilet jane marre me montimin e ketyre predhave. Numri i serise qe mbajne predhat e pashperthyera do te ndihmoje edhe ne sqarimin e dyshimit te ngritur ditet e fundit nga grupi hetimor.

Kerkimet, 886 predha te paplasura

Forcat e kerkim-shpetimit te xhenios ne fshatin Gerdec pergjate 12 diteve te kerkimeve kane arritur te mbledhin 886 cope predha te paplasura ne zonen qe perfshiu shperthimi tragjik. Sipas drejtuesve te operacionit, jane grumbulluar edhe 5106 cope municione te ndryshme dhe 37 tone copa predhash skrap ne nje rreze prej 3,5 km. Per predhat e paplasura do te kryhet nje ekspertize e vecante, me qellim qe te zbulohet nese ka te vendosura sasi te lendeve radioaktive qe mundesojne rritjen e shpejtesise ne fluturim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›