E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pershkruan kraterin ne Gerdec

Redinalda Caushaj

Prokuroria hyn ne kraterin e shperthimit dhe nderton skenen e ngjarjes, duke pershkruar ne detajet me te vogla vatren e tragjedise. Grupi hetimor, i cili po heton tragjedine e Gerdecit, tashme eshte ndare ne dy pjese. Diten e djeshme, tre prej hetuesve kane kryer investigime ne terren, pikerisht ne krater, ku po rindertohej dhe hidhej ne leter skena e ngjarjes. Ndersa zevendesprokurori, i cili po drejton hetimet, Genc Qano, se bashku me drejtuesin e Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi, jane paraqitur ne Prokurorine e Pergjithshme, ku eshte diskutuar rreth hetimeve te momentit. Prokuroria Ushtarake ka vijuar marrjen ne pyetje te ushtarakeve, duke thirrur drejtuesit e depove te armatimeve nga jane levizur municionet drejt Gerdecit, apo qe kane pasur dijeni per ngjarjen.

Hyrja ne krater

Ndersa ne tentativen e pare nuk jane lejuar per shkak te rrezikut nga predhat e paplasura, diten e djeshme grupi hetimor i Prokurorise se Tiranes ka mundur te futet per here te pare ne karter. Keqyrja e vendit te ngjarjes eshte bere dje nga ana e nje prej prokuroreve, te cilet kane qene ne fabriken ku edhe ndodhi shperthimi me 15 mars te ketij viti. Burime nga prokuroria sqaruan se fabrika eshte shkaterruar pothuajse e gjitha. Nderkohe qe ka mbetur vetem nje pjese e saj, ku dallohen copa betoni te mbetura pas eksplodimit. Hetuesi ka mbajtur shenim edhe sasine e predhave te gjetura ne krater, te pastruara nga xhenieret. Mbeturina inertesh, bloze baruti rreth e qark, mbetje te skrapit dhe te mjeteve te ndryshme te transportit. Burime nga organi i akuzes thane per gazeten "KJ" se qellimi ka qene rindertimi i vendit te ngjarjes, duke e pershkruar me detajet me te hollesishme. Madje, ne leter jane hedhur shenime per gjetjen e disa pjeseve te tjera te trupave, qe mendohet se i perkasin viktimave te tragjedise. Keto te dhena te mbledhura dhe te konkretizuara me fotografime e skica, do te perfshihen ne dosjen hetimore.

Pershkrimi i vendngjarjes

Pershtypja e pare ka qene befasuese. Gjysma e fabrikes qendronte ne kembe, si nje fasade krejtesisht e bombarduar. "Behet fjale per pjesen e pasme te saj, pasi perpara ishte kthyer ne nje grumbull plehrash gjithcka", tha nje burim nga vendngjarja per gazeten. Madje, pjesa e dyte te jepte pershtypjen e nje shpelle, kurse toka ende ishte e perbaltur nga shiu. Muret e mbetura kane qene krejtesisht te nxira nga baruti, kurse ne brendesi te saj nuk jane gjetur raketa, sic dhe dyshohej, por vetem predha e municione te pashperthyera. Kodrat perreth sipas hetuesve ishin krejtesisht te shkrumbuara deri ne nje hapesire te madhe, si pasoje e flakeve, kurse tek-tuk dalloje mbeturina nga me te ndryshmet. Grupit hetimor i jane bashkangjitur dje dhe dy sektore te tjere, duke e perqendruar hetimin ne te gjitha drejtimet e mundshme. Pershkrimi i vendngjarjes eshte hedhur ne dhjete faqe material me shkrim dore, ndersa vezhgimi do te vijoje edhe diten e sotme. Mbi bazen e pershkrimit te hapsires pritet te percaktohet edhe sasia e barutit dhe e municioneve qe gjendeshin ne fabrike dhe jashte saj diten e ngjarjes. Hetuesit thane se ne vendngjarje jane gjetur edhe copat e konteniereve apo te mjeteve transportuese te municioneve e barutit. Sipas investigimit te deritanishem shperthimi ka ndodhur jo shume larg hyrjes se fabrikes se demontimit ne Gerdec dhe me pas eshte perfshire e gjithe zona. Prokuroret kane kerkuar shpjegime edhe nga ushtaraket, qe u kane thene se ne fabrike nuk ka me rrezik shperthimi dhe se do te hiqen te gjitha mbeturinat se shpejti, pasi te behet keqyrja e vendit te ngjarjes. Pritet qe edhe eksperte te FBI-se te kryejne hetime ne kete zone.

Gerdeci, hetim nga Task-Forca e Krimet e Renda

Njesia Task-Force perfshihet ne hetimet per ngjarjen e Gerdecit se bashku me Prokurorine e Krimeve te Renda. Grupi do te hetoje rreth trafikut te mundshem te armeve si pista me e fundit ne hetim dhe shkeljeve ekonomike. Lajmin e bene te ditur burime nga organi i akuzes diten e djeshme per gazeten "KJ". Prokurori Gentian Osmani, pjese e Task-Forces, eshte personi i cili do te hetoje dyshimet per nje krim ekonomik ne kete tragjedi dhe personat pergjegjes te dyshuar. Dokumentet e sekuestruara do te jene primaret per njesine e hetimit, ku do te verifikohen kontratat e firmosura nga firmat pergjegjese qe merreshin me demontimin. Pjese e grupit hetimor eshte bere edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, qe do investigoje dyshimet per akt terrorist dhe trafik i armeve. Ne krye te hetimit mesohet se do te jete zevendesprokurori Kosta Beluri. Objekt hetimi do te jene pergjimet mes Kosta Trebickes e Efraim Devirolit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›