E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Bujar Nishani:"Jemi gati te bashkepunojme me Prokurorine"

"Nese ka pasur apo jo pergjegjesi Ministria e Brendshme ne ate qe ndodhi dhe nese mund te parandalohej nje gje e tille nga sherbimet perkatese eshte kompetence e prokurorise per ta percaktuar". Keshtu eshte shprehur ministri i Brendshem, Bujar Nishani, pyetjes nese dhe policia ka qene pasive ne informacionet qe mund te zoteronte per Gerdecin. Por kreu i dikasterit blu eshte shprehur i gatshem per bashkepunim me organin e akuzes ne hetimet rreth ngjarjes apo per reforma. Ndersa ne lidhje me veprimtarine e deritanishme te Emergjencave Civile dhe menyren e operimit ne terren, ministri i Brendshem tha se, "reagimi ka qene ne kohen e duhur, ndersa per sa i perket ndonje shtese ne kete fond emergjencash, miratimi i tij mundesohet me nje vendim qeverie". Se fundmi, Nishani deklaroi se, "ministria qe drejtoj nuk kishte ndonje indicio per afera korruptive te Mihal Delijorgjit, presidentit te kompanise "Alba-Demil". Nderkaq, ne terren, krahas forcave te ushtrise ndodhen dhe rreth 500 uniforma blu, te cilat kane dhene ndihmen e tyre ne ruajtjen e qetesise dhe te zones, duke parandaluar dhe keqberes, te cilet duke perfituar nga situata mund te kryenin vjedhje.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›