Grate ne parlament komedia e Aristofanit ne vitin 2011

Burra të fshehur nën petkat e grave. Këta janë parlamentarët parë nën penën e Aristofanit mbi 2000 vjet më parë. Të bindur se situata të ngjashme përsëriten dhe në ditët e sotme në parlamentin tonë, të rinjtë e Teatrit të Metropolit janë gati të shfaqin veprën komike, “Gratë në Parlament”. Regjisorja Elma Doresi dhe drejtori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo ia kanë besuar këtë shfaqje 10 aktorëve të rinj. Ata kanë sqaruar se kjo shfaqje vihet për herë të parë në skenat e teatrove shqiptare.
“Aristofani njihet si babai i komedisë dhe “Gratë në Parlament” është një pjesë e cila do të sjellë personazhet e femrave duke u interpretuar nga meshkujt, kjo për arsyen e vetme sepse kemi parë pushtetin të shndërrojë qenie njerëzore, meshkujt duke i kthyer në femra dhe femrat në meshkuj”, tha Doresi.
“Është një ekip që sjell energji dhe sjell një antikitet me shumë elegancë në kohën tonë. Është e vështirë të përceptohet Aristofani, është e vështirë të gjendet raporti midis dekorit, madje do të thoja që ka rritje pikante, qoftë në regji, qoftë dhe në aktorë të veçantë”, tha Londo.
Premiera e kësaj vepre do të shfaqet ditën e shtunë në orën 20.00. Shfaqja mbeshtetet financiarisht nga ambasada greke, përfaqësuesit e së cilës thanë se në këtë sezon të ri artistik do të mbështesin edhe shfaqje të tjera teatrale me autorë grekë.
Julia Bardhushi