Hanks kundër piratëve

Filmi “Captain Phillips” (Kapiteni Phillips) do të xhirohet duke u bazuar në rrëfimin e vërtetë që flet për rrëmbimin e një anijeje amerikane të mallrave, e cila në vitin 2009u rrëmbye nga piratët somalezë, njofton portali amerikan ‘Variety’.
Anija dhe ekuipazhi i saj arritën të shpëtoheshin pas katër ditëve, kështu që edhe vetë presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, asokohe shprehu një mirënjohje publike për guximin dhe sakrificat e kapitenit Phillips. Kjo për shkak se Phillips kishte lejuar që të merrej peng nga piratët somalezë, nç këmbim të sigurisë për ekuipazhin e tij.
Ndryshe, regjinë e filmit do ta bëjë Paul Greengrass, sipas skenarit të Billy Ray. Filmi do të xhirohet në Maltë, dhe në të, përveç Tom Hanks, do të luajnë edhe Catherine Keener dhe Max Martini.
Premiera e filmit pritet diku nga gjysma e vitit e ardhshëm.