Mbetet mbret i kinemave

Spektakli filmik i vitit 1997, “Titanic” ka tejkaluar shifrën e dy miliardë dollarëve fitim, pasi që në shënimin e 100-vjetorit të fundosjes së anijes së famshme shikuesit në gjithë botën patën rastin të shihnin edhe versionin 3D të këtij filmi, me Leonardo DiCaprio dhe Kathe Winslet në rolet kryesore.
Deri më tani ishte vetëm një film në historinë e kinematografisë që kalio pragun e fitimeve prej dy miliardë dollarëve. Sërish, ishte ky një film i Cameron, gjegjësisht filmi “Avatar”, i cili nga projeksionet në botë inkasoi 2.8 miliardë dollarë.
Versioni i fundit i “Titanic” ka shënuar 11.6 milionë dollarë fitim në SHBA, dhe 88.2 milionë në 69 shtete të tjera të botës.
Kur kësaj t’i shtohen edhe 58 milionë dollarë nga premiera në Kinë, del se vetëm versioni 3D grumbulloi 190.8 milionë dollarë. Paralelisht, versioni origjinal i filmit deri më tani ka fituar 1,84 miliardë dollarë. Del se të dy versionet e “Titanic” kanë mbledhur gjithsejtë 2.03 miliardë dollarë.