Hanning: Siguria në Kosovë, do të thotë siguri në Evropë
Hanning gjatë kësaj vizite u nda i kënaqur me zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë, duke theksuar se “Patëm një bisedë shumë të rëndësishme z.Ahmeti na informoi lidhur me ndërtimin e strukturave policore në Kosovë. Gjatë bisedave të mia që i kisha sot me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ishte biseda me Ministrin e Punëve të Brendshme pastaj përfaqësues të EULEX-it dhe të kontingjentit gjerman. Unë pata përshtypjen se në Kosovë ka zhvillime pozitive dhe është arritur mjaft dhe u pajtuam që policia gjermane do të ndihmoj dhe do të mbështes me pajisje Policinë e Kosovës me theks të veçantë në disa pika të cilat janë shumë të rëndësishme siç janë luftimi i krimit të organizuar bashkëpunimi i ngushtë i policive tona dhe bashkëpunimi i shkëmbimit të informatave. Siguria në Kosovë do të thotë siguri në Evropë” – theksoi z.Hanning.
Ndërza Ahmeti theksoi se “gjendja e sigurisë vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta dhe të përhershme e posaçërisht të bisedojmë për vijën e bashkëpunimit për luftimin e krimit të organizuar që na dhanë mbështetjen e fuqishme që bashkërisht të vazhdojmë në këtë punë të përbashkët. “Sigurisht një ndër çështjet kërkesa jonë ishte që t’ju ndihmojmë që te jenë pjesë e këtyre mekanizmave ndërkombëtar kuptohet si SECI qendra dhe shumë organizatave tjera si motra” – theksoi z.Ahmeti.