Ministri Hyseni udhëton drejt Zagrebit
Me ftesë zyrtare nga homologu i tij, ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Jandrokovič, ministri Hyseni do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë 2009 “Imperativat strategjike të Evropës: Energjia, Investimet dhe Zhvillimi”, i cili do të mbahet në datat 9 dhe 10 korrik në qytetin e Dubrovnikut. Gjatë dy ditëve të mbajtjes së Samitit të Kroacisë 2009, ministri Hyseni do të zhvillojë takime me homologë të tij nga vende të ndryshme.