Hanover heq nga qarkullimi bluzën me Nr.1
Uebsajti i klubit të Hannover paraqiste një faqe të zezë me mbishkrimin “Ne jemi të trishtuar për Robert Enke”. Pas vdekjes së Enkes, 32 vjeç, bluza me numër 1 do të hiqet nga qarkullimi. Lajmin e bëri të ditur presidenti i klubit, Martin Kind. “Dhe qielli po qan”, tha Andre Schneider. Nën shok ishin edhe shokët e ekipit të Enkes, Altin Lala, Mike Hanke, Sergio Pinto, Arndold Brugnik. Në ndeshjen e fundit të Enkes, Hanover barazoi 2-2 me Hamburgun.