E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia gjen “tradhtarët”

 

Maringlen Shoshi dhe Elton Grami janë shkaktarët e humbjes së fundit të Apolonisë ndaj Kastriotit, ndaj për ta klubi ka marrë amsa drastike deri në përjashtim. 
Ka përgjegjës për humbjen e Apolonisë në javën e fundit në kampionat. Sipas drejtuesve të klubit, ata janë dy: Maringlen Shoshi dhe Elton Grami. Pas rezultateve të dobëta të fiksuara në dy ndeshjet e fundit, drejtuesit e skuadrës së Apolonisë kanë gjetur përfundimisht “armiqtë”. Sipas presidencës së klubit, ata kanë pasur faj në tre golat e pësuar në ndeshjen nda Kastriotit. Një vendimi i dalë nga drejtuesit e këtij klubi jo vetëm ka bërë moralisht përgjegjës Shoshin dhe Gramin, por ka shkuar më tej, teksa ka vënë gjoba dhe ka përjashtuar disa nga këta futbollistë. Kështu për Gramin, sezoni futbollistik mund të quhet i përfunduar. Futbollisti është pezulluar deri për përfundim të kontratës së tij me këtë klub. Sipas deklaratës së lëshuar dje nga KF “Apolonia”, Grami ka ofenduar dhe fyer lojtarët e tjerë të ekipit, për mosimpenjim gjatë zhvillimit të ndeshjes Apolonia–Kastrioti. Madje sipas tyre, ai ka marrë edhe më parë paralajmërime për sjelljen jo korrekte me kolegët e tij. Lojtarit i është vënë një gjobë prej 100 mijë lekësh dhe nuk do të lejohet që të frekuentojë më mensën, fjetoren, ambientet stërvitore dhe ambientet e Akademisë së Futbollit “Apolonia”. Pak a shumë, i njëjtë ka qenë edhe motivacioni për zëvendës/kapitenin e kësaj skuadre, Maringlen Shoshin. Edhe ai është dënuar për shkak se ka ofenduar lojtarët e tjerë të ekipit gjatë zhvillimit të ndeshjes Apolonia–Kastrioti. Duke thyer kodin e etikës të klubit, ai është gjobitur me 100 mijë lekë.

Partizani-ADA 2-1

Shënues: Beqiri 13’, Dashi 15’/Hajdari 66’
Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova
Kartonë të verdhë: Sheta, Agolli, Beqiri/ Dervishaj, Suad Kaloshi, Hajdari, Ferlushkaj, Tula
Kartonë të kuq: Dervishaj 82’, Hajdari 82’, Matija (karton i kuq i marrë për protesta në stolin e rezervave)
Partizani: Xhika, Pashaj, Sheta, Bekalli, Çeka (Fatjon Lika 76’), Mërtiri (Kënga 71’), Sulçe, Dashi (Shkëmbi 37’), Karapici, Agolli, Beqiri.
Trajner: G.Mahmutaj
ADA: Dervishaj, Kepi (Ferlushkaj 28’), Shytani, Sajmir Kaloshi, Lleshi, Lika (Tula 68’), Hajdari, Gjini (Doçi 46’), Përfati.
Trajner: K. Krepi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›