Vdekja e Enke, anulohet Gjermani-Kili
Kombëtarja e Gjermanisë anuloi miqësoren ndërkombëtare të ditës së shtunë kundër Kilit, pasi portieri Robert Enke vrau veten ditën e martë. Presidenti i Federatës Gjermane, Theo Zëanziger tha se kishte diskutuar me lojtarët në lidhje me situatën e krijuar. “Lojtarët më thanë se nuk ishin në gjendje të luanin të shtunën. Veçanërisht Mikael Balak, i cili e njeh Enken që kur ai ishte 13 vjeç”. Ndërsa do luhet sipas programit ndeshje me Bregun e Fildishtë më 18 nëntor.