Hanoveri ndaj Bajern Mynihun Shalke fiton në “Bay Arena”
Hanoveri i ka dhënë fund serisë së fitoreve të Bajernit të Mynihut, teksa ka ndalur rekordmenët e Gjermanisë me një rezultat 2-0 në fushën e tij. Skuadra e Altin Lalës (që dje ka qenë në stolin e rezervave), ka shënuar nga një gol në çdo pjesë loje me anë të Abellaues që në minutën e 23-të do të ekzekutonte saktë një penallti dhe në pjesën e dytë me anë të Panderit. Ky i fundit do ta tundte rrjetën e Manuel Nojerit në minutën e 50-të. Dalja me kartonin e kuq e Zherom Boateng e ka bërë më të lehtë rezultatin 2-0 për vendësit, por gjërat u vështirësuan disi kur edhe Hanoveri mbeti me 10 lojtarë pas të kuqes së marrë nga Sherundolo. Me këtë fitore, Hanoveri ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Bajerni frenohet në kuotën e 22 pikëve, tre më shumë sesa kampionët e Borusias së Dotmundit që mbajnë vendin e dytë.
Një gol i shënuar nga Xheferson Farfan u ka mjaftuar miqve që të marrin tre pikët një transfertë shumë delikate, si ajo e luajtur dje në “Bay Arena” të Leverkusenit. Skuadrat kanë luaftuar shumë fort për të futur në xhep tre pikët, por në fund ato i merituar skuadra e drejtuar nga Feliks Magath. Goli i Farfan ka ardhur shumë vonë, kur kishin mbetur vetëm 7 minuta nga loja e rregullt, megjithatë, kjo u ka mjaftuar miqve që të marrin tre pikët dhe të ngjiten në vendin e tretë me 18 pikë pas 10 ndeshjesh.
Bundesliga
Të premten
Augsburg – Verder Bremen 1-1
Të shtunën
Borusia Dormund – Këln 5-0
Nurenberg – Shtutgart 2-2
Kaizerslautern – Freiburg 1-0
Herta Berlin – Mainc 0-0
Hofenheim – Borusia M. 1-0
Hamburg – Volfsburg 1-1
Dje
Leverkusen – Shalke 0-1
Hanover – Bajern 2-0