QSUT Kryeinfermieret perzgjedhja ne dore e shefave te sherbimit

Ivziku perzgjedhja e 86 kryeinfermiereve dhe 11 kryelaboranteve vjen ne kuader te riorganizimit dhe strukturimit te sherbimeve te reja
Me nje urdher te vecante dy dite me pare jane shkarkuar nga puna 97 punonjes te QSUT-se 86 kryeinfermiere dhe 11 kryelaborante ndersa dje kreu i ketij spitali Saimir Ivziku i ftoi ne konkursin per rifitimin e vendit te punes.Ky urdher ka per qellim zgjedhjen e kryeinfermiereve te reja ne funksion te performances se sherbimeve shendetesore ne QSUT proces i cili vjen menjehere pas zgjedhjes se shefave te sherbimeve - keshtu u shpreh z. Ivziku ne prezantimin e reformes se re ne spitalin terciar me te madh ne vend. Nderkohe qe ne ndryshim nga shefat e pavijoneve kryeinfermieret aktuale jane pushuar nga ky funksion dhe fati i tyre per konkurrimin ne kete post varet prej krereve te sherbimit.
QSUT
Konkursi i nisur i fton kryeinfermieret ne kandidimin per fitimin e postit nga ana tjeter ato duhet te jene te perzgjedhurat e shefave te sherbimit. Ketyre te fundit drejtoria u ka lene nje afat kohore deri diten e merkure me 5 tetor do te paraqesin propozimet per kryeinfermierin dhe kryelaborantin. Sipas drejtorit te spitaleve Ivziku duhet te jene shefat e sherbimeve ata qe do te paraqesin propozimet per kryeinfermierin dhe kryelaborantin. Kjo procedure do te kryhet me miratim te komisionit perzgjedhes. Sakaq pyetjes se gazetareve shkarkimet nga puna kane lidhjet me arrestimet e ndodhura pak dite me pare tek Onkologjiku kreu i QSUT-se mohoi kategorisht duke u shprehur se kjo eshte nje procedure normale ne kuader te reformimit te sistemit. Ne lidhje me rastin e ndodhur ne vazhdojme procedurat tona e te verifikimit te te gjithe menyres se hyrjeve dhe daljeve te ilaceve. Ky kontroll vlen per mire administrimin jo vetem te ilaceve dhe materialeve te mjekimit por te gjithe punes qe behet ne kete institucion. Per sa i perket urdhrit do te theksoj se pas zgjedhjeve te shefave hallka tjeter jane k/infermieret dhe k/ laborantet - tha Ivziku.
Kriteret
Per sa i perket kritereve te reja kusht do te jete nje pershkrim me i qarte i detyrave te kryeinfermierit dhe laborantit qe te kete nje administrim te mire te punes se tyre por edhe gjithe sherbimit. Nga ana tjeter drejtori i QSUT-se ka deklaruar se shume shpejt do te dale edhe nje urdher per plotesimin e rregullt te karteles klinike te pacientit. Kjo do te nise me menaxhimin e medikamenteve dhe materialeve te mjekimit ka nje pikenisje po nga nje urdher tjeter i cili ka te beje me riorganizimin e sistemit te farmacive ne QSUT. Kjo do te thote se farmacia qendrore me ate dytesore do te jene te lidhura ne sistem online i cili do te na jape nje informacion te sakte ne cdo moment per hyrjet dhe daljet e barnave ndermjet dy niveleve te farmacive. Me pas behet kontrolli nga farmacie periferike ne sherbim dhe tek ky i fundit do te behet krahasimi me kartelen e mjekimit e cila do te beje te mundur shmangien e cdo lloj mundesie te shperdorimit te ilaceve. Ky eshte nje hap i domosdoshem per funksionimin e ketij institucioni. Nje tjeter i bere dje i ditur eshte edhe funksionimi i recepsioneve. Instalimin e vendeve te recepsionit kjo lejon miradministrimin e pacienteve qe hyjne ne spital dhe na jep te dhena te sakta per popullaten e siguruar dhe jo te siguruar qe i drejtohen spitalit per te marre sherbime te caktuara.