Policia Bashkiake nis sot lirimin e trotuareve
Edhe pas apelimit te vazhdueshem te Bashkise se Tiranes per lirimin vullnetar te trotuareve nga subjektet tregtare duket se keto te fundit nuk kane levizur. Ne disa pika kryesore te kryeqytetit tregtaret qe dy dite me pare bashkia u beri thirrje per lirimin e trotuareve qendronin po aty. Por kesaj gjendje bashkia ka deklaruar se do ti vije fundi pasi sot nis faza e pare per lirimin e trotuareve dhe vete Policia Bashkiake do te dale ne terren per ti hequr qe andej. Pasi sipas planit te hartuar nga bashkia nga 5 faza sot nis faza e pare. Keshtu ne fazen e pare lirimin e hapesirave publike te zena nga 84 subjekte fizike apo juridike te cilet kane refuzuar te paguajne detyrimet fiskale. Ne fazat e tjera lirimi i trotuareve do te behet nga kioskat ku ne total rezultojne 151 kioska dhe subjekte pa leje pavaresisht nese paguajne ose jo detyrimet fiskale. Ne fazen e trete masat do te vijojne ndaj makinave te parkuara ne cep te rruges dhe qe nuk kane pronar. Keshtu ne deklaraten e bashkise sqarohet nga 107 automjete qe dergjen te palevizura prej kohesh ne rruget e Tiranes. Bashkia e Tiranes u kerkon poseduesve te ketyre automjeteve qe te marrin masa per zhvendosjen e tyre pasi ne te kundert keto mjete do te asgjesohen nga autoritetet bashkiake. Tregtaret ambulante evidentuar rreth 431 tregtare ambulante te cilet ushtrojne aktivitetin pa asnje baze ligjore dhe ne fazen e peste perfshin te gjithe subjektet e tjera tregtare duke perfshire edhe ato qe kane paguar detyrimet deri me date 1 tetor.