Hap portat Vau i Dejës e KomanShkodër, përmbyten 600ha tokë
Të tjera rreth shkrimit Pezullohet lundrimi, shkarje dherash në Përmet
SHKODER- Duhej të ishte ditë me diell, kjo e sotmja, e cila përkon me 14 marsin, ditën e Verës, por reshjet e dendura të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar probleme. Hidrocentrali Vau i Dejës dhe Koman kanë hapur portat e shkarkimit për shkak të prurjeve të shumta nga zonat malore. Janë hapur dhe portat e hidrocentraleve të Ulzës e Shkopetit.
Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli, informon se nga hidrocentrali i Vau Dejës kanë nisur shkarkimet sot në 08:30 dhe momentalisht (ora 10:00) portat po shkarkojnë 250-300 m3 ujë për sekondë.
Gazetari informon se janë hapur edhe dyert e hidrocentralit të Komanit ku po shkarkohen nga 500 meter kub në sekond. Rrezikohen komunat Berdice, Ana e malit dhe Velipoja.
Edhe derdhjet nga hec i Ulzës dhe Shkopetit janë rreth 300 m3 ujë për second.
PERMBYTEN 600 HA TOKE BUJQESORE NE KOMUNEN ANA E MALIT
Ora 11: 45 Korrespondenti i Shkodër Admir Agolli informon se 600 ha toke bujqësore janë nën ujë në komunën Ana e Malit. Zona më problematike është fshati i Gjuricës pasi rruga që të con në këtë fshat është bllokuar nga uji. Kjo është e vetmja rrugë për lëvizjen e këtij fshati. “Nëse vijon me këtë intensitet shkarkimet do të ketë probleme edhe në fshatin e Obot dhe në komuninë e Bërdicë në Shkodër
PROBLEME NE KOMUNEN ANA E MALIT
Ora 11:00 Korrespondenti Admir Agolli thotë se aty ku bashkohet Buna me Drini, niveli i ujit ka ardhur duke u rritur për shkak të shkarkimeve nga HEC Vau Dejës dhe Koman. Kjo shihet dhe me sy të lirë.
Problemet e para janë në komunën Ana e Malit, ku uji ka dalë nga shtrati i lumit Buna. Probleme janë shfaqur edhe në Bërdicë. Janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash. Është rritur niveli i lumi Drin. Zyrtarët lokalë thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt nga prefektura, ndryshe nga kjo e fundit e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha se kishte informuar krerët e komunave të monitorojnë situatën.
PREFEKTURA KERKON MONITORIM TE SITUATES
Ora 10:00 Prefektura e Shkodrës ka njoftuar drejtuesit lokalë sidomos të komunave të Nënshkodrës, zona e Dajçit, e Bërdicës dhe Velipojës të monitorojnë situatën pasi mund të ketë probleme. Është rritur dhe niveli i lumit Kir, Buna dhe Drini. Deri në këto momente (ora 10:00) e vetmja zonë që ka probleme për shkak të gërryerjes së tokave është komuna Rrethina fshati Bardhaj, ndërkohë që nën ujë janë tokat e Trushit të poshtëm dhe këneta e Velipojës te ura e Ded Gjo Lulit. Ndërkohë që hapja e portave të Hec Ulëz e Shkopet rrezikojnë fushat e Lezhës dhe të Kurbinit.
KESH: HAPJA E PORTAVE SIPAS RREGULLORES
Ora 11: 05 Reshjet shumta te ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin.
Nga të dhënat më të fundit Fierza është në nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC Koman 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC Vau i Dejës 75.42 m, prurjet anësore 200 m3/s.
KESH sh.a për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe në zbatim të rregullores ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijne në këto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.
Gjithashtu edhe në Hidrocentralin e Vau i Dejës po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimet po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik të Shkarkimit të Plotave.
KESH sh.a është në gadishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë. Kesh sh.a po ndjeke ne vazhdimesi situaten dhe lajmeruan te gjitha instancat instancat e nevojshme ne lidhje me situaten aktuale.
(sg/shqiptarja.com)