E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapin portat 4 HEC-e, rrezikpërmbytjeje në Shkodër e Lezhë

Të tjera rreth shkrimit Pezullohet lundrimi, shkarje dherash në Përmet SHKODER- Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e shumta nga zonat malore kanë detyruar tre hidrocentrale të hapin portat e shkarkimit.

Gazetarët tanë informojnë se janë hapur portat e Hec-ve Ulzë, Shkopet dhe Vau Dejës.

Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli, informon se nga hidrocentrali i Vau Dejës kanë nisur shkarkimet sot në 08:30 dhe momentalisht (ora 10:00) portat po shkarkojnë 250-300 m3 ujë për sekondë.
Gazetari informon se janë hapur edhe dyert e hidrocentralit të Komanit ku po shkarkohen nga 500 meter kub në sekond. Rrezikohen komunat Berdice, Ana e malit dhe Velipoja.

Edhe derdhjet nga hec i Ulzës dhe Shkopetit janë rreth 300 m3 ujë për second.

Prefektura ka njoftuar drejtuesit lokalë sidomos të komunave të nënshkodrës, zona e Dajçit, e Bërdicës dhe Velipojës të monitorojnë situatën pasi mund të ketë probleme. Është rritur dhe niveli i lumit Kir, Buna dhe Drini.

Deri në këto momente (ora 10:00) e vetmja zonë që ka probleme për shkak të gërryerjes së tokave është komuna Rrethina fshati Bardhaj, ndërkohë që nën ujë janë tokat e Trushit të poshtëm dhe këneta e Velipojës te ura e Ded Gjo Lulit.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›