E Diel, 1 Nëntor 2026

Sqarim i qendrimeve baze - presidenti Obama para fjalimit per Lindjen e Mesme

Shkruesit e fjalimeve te presidentit te SHBA bejne aktualisht shume ore pune shtese thote moderatorja e radiostacionit qe degjohet ne te gjithe vendin NPR

Shkruesit e panjohur te fjalimeve te tij po stermundohen per mesazhin qe do te percjelle ai kete jave.

Sepse Barack Obama ka ndermend te reagoje kete jave me nje fjalim parimor per kthesat politike ne vendet arabe. Here pas here e pyesin presidentin e SHBA se pse e kerkoi me kaq vendosmeri rrezimin e autokratit Mubarak per perballe presidentit sirian Assad i cili reagon ne menyre edhe me brutale sillet krahasimisht i permbajtur

Nje reagim i konfiguruar i Shtepise se Bardhe ndaj ndryshimeve masive ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Mesme dhe te Afert ende nuk duket.

Kete e kritikojne njezeri mediet kryesore te SHBA. Por para se gjithash ka edhe shume vete ne partine e Obamas qe duan te dine se pse e thekson ai ne fakt te drejten e vetevendosjes se njerezve ne Libi dhe ne Egjipt por kohet e fundit tregohet shume i permbajtur kur behet fjale per te drejten e vetevendosjes se palestinezeve.

Presidenti Obama ndodhet ne presion prej shume paleve qe te angazhohet serish me fort per zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit.

Keshtu raporton radiostacioni NPR. Aq me teper qe kete jave mysafir ne Shtepine e Bardhe eshte Mbreti i Jordanise Abdullah si edhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i cili vec kesaj do te flase edhe para kongresit te SHBA te dominuar nga Republikanet.

Une nuk do te heq dore se angazhuari per nje zgjidhje me dy shtete dhe per nje bashkeekzistence paqesore te shteteve Izrael dhe Palestine.

Keshtu u shpreh presidenti i SHBA ne ditet e para te ardhjes se tij ne post ne vitin 2009. Ishte koha kur ai emeroi si ndermjetesues per Lindjen e Mesme ndermjetesuesin legjendar te paqes ne Irlanden e Veriut George Mitchell. Por edhe vete Mitchelli hoqi dore nga angazhimi ne fund

Bildunterschrift George Mitchell - i ngarkuari i posacem per Lindjen e Mesme ka dhene doreheqjen

I ngarkuari i posacem Mitchell sapo dha doreheqjen javen e kaluar.

Midis fronteve te ngurtesuara te konfliktit te Lindjes se Mesme i besuari i Obamas prej muajsh nuk pa me hapesire veprimi. Bisedimet e imponuara direkte midis presidentit palestinez Mahmud Abas dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tashme jane histori e deshtuar. Pajtimi i Hamasve radikale islamike me Fatahun properendimor eshte per kryeministrin izraelit nje shkak per te mbajtur nje qendrim edhe me te pakompromiste perballe pales palestineze.

Keshtu qe ish-ambasadori i SHBA ne Izrael Martin Indyk shprehet per Netanjahun

Ai nuk mund te ndaloje asgje - pa ofruar gje.

Aq me pak vendosmerine e palestinezeve per te themeluar nje shtet te vetin dhe per te kerkuar ne shtator njohjen e tij para OKB-se. Kete Obama duhet tia beje te qarte kryeministrit izraelit ne biseden e tyre koke me koke ne Shtepine e Bardhe kete jave thote Indyk.

Autor Ralph Sina/Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›