E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapa te pashoqe

Shtetet e Bashkuara kane bere hapa te pashoqe gjate vitit te kaluar per te vene ne zbatim ligjet tona anti-korrupsion dhe per tu siguruar qe kompanite tona nuk praktikojne ryshfetin apo praktikat e padrejta ne vendet ku punojne

Nga Hilari Rodham Klinton

Sekretare e Shtetit te SHBA

English Version Below

Ne emer te Presidentit Obama dhe popullit te Shteteve te Bashkuara bashkohem me partneret tane anekend botes per te shenuar 9 dhjetorin si Diten Nderkombetare Anti-Korrupsion.

Teksa vazhdojme luften tone te perbashket kunder korrupsionit dhe i riperkushtohemi punes qe kemi perpara njohim edhe arritjet domethenese te vitit te kaluar.

Muajin e kaluar udheheqesit e G20 miratuan nje Plan Veprimi Anti-Korrupsion madhor per te promovuar nje mjedis te hapur bazuar mbi rregulla kudo ne bote.

Zbatimi i ketij plani do te kerkoje perpjekjet bashkepunuese mes partnereve tane ne G20 sektorit privat si edhe organizatave te shoqerise civile.

Pjesemarrja e ekonomive ne rritje ne G20 ka rendesi te vecante teksa ato hedhin themelet per breza te perkushtuar ndaj rritjes dhe begatise se qendrueshme.

Shtetet e Bashkuara kane bere hapa te pashoqe gjate vitit te kaluar per te vene ne zbatim ligjet tona anti-korrupsion dhe per tu siguruar qe kompanite tona nuk praktikojne ryshfetin apo praktikat e padrejta ne vendet ku punojne.

Kete vit edhe Shtetet Pale te Konventes se OKB-se kunder Korrupsionit UNCAC nisen procesin e rishikimit te zbatimit te traktatit.

Shtetet e Bashkuara jane krenare qe jane nder vendet e para qe po kryejne nje rishikim te tille dhe presim me kenaqesi te punojme me partneret tane ne procesin e UNCAC per ta perkthyer kete perkushtim per crrenjosjen e korrupsionit nga nje premtim ne praktike.

Korrupsioni zmbraps rritjen ekonomike demton besimin tek demokracia dhe promovon nje kulture ryshfeti dhe pandeshkueshmerie qe minon aftesine per te funksionuar ne boten tone te nderlidhur.

do vend ka nje rol per te luajtur teksa punojme per te cuar perpara axhenden tone te perbashket anti-korrupsion dhe per te institucionalizuar standardet me te larta per transparencen.

Se bashku ne mund te sigurojme integritetin e tregjeve tona te permiresojme institucionet tona qeverisese dhe te rrisim shanset dhe begatine per te gjithe qytetaret tane.

Fjalim i mbajtur ne kuadrin e Dites Nderkombetare Anti-Korrupsion

English Version

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›